Olaf

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, përfundimisht ka përjashtuar ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në luftën e Ukrainës për çlirim nga Rusia

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, përfundimisht  ka përjashtuar ndërhyrjen ushtarake të NATO-s në luftën e Ukrainës për çlirim nga Rusia. Unë jam dakord me kryetarin amerikan, Joe Biden, me kryetarin  e Francës Emmanuel Macron dhe aleatët e tjerë se nuk duhet të ketë konflikt të armatosur midis NATO-s dhe Rusisë. Askush nuk mund ta bëjë këtë  tha Scholz gjatë një samiti ekonomik të drejtuar nga gazeta gjermane “Die Welt”, në Berlin. “Ne nuk do të krijojmë zona ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Kjo do të nënkuptonte një konfrontim të drejtpërdrejtë ushtarak me Rusinë, me avionët luftarakë rusë”.  Ai saktësoi se së bashku me aleatët tanë në Evropë dhe në Amerikë, kemi përgatitur sanksione shumë të përpikta. Kryetari rus,  Vladimir Putin mund ta ketë planifikuar këtë luftë për një vit dhe të jetë përgatitur për sanksione ekonomike nga komuniteti ndërkombëtar, por ai e nënvlerësoi vendosmërinë tonë. Sanksionet kanë një ndikim më të fortë nga sa e kishte imagjinuar Rusia”, konstaton  Kancelari gjerman,  Olaf Scholz.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …