Kandidati i pavarur për komunën e Skënderajt, Bekim Jashari, refuzon të marrë pjesë në debatin e gazetares, Jeta Xharra

Kandidati i pavarur për komunën e Skënderajt, Bekim Jashari, refuzon të marrë pjesë në debatin e gazetares, Jeta Xharra

Kandidati i pavarur për komunën e Skenderat, Bekim Jashari, ka refuzuar të marrë pjesë në debatin e gazetares-hetuese, Jeta Xharra. Ai i ka sqaruar Xharrës mospjesëmarrjen në emisionin që quhet “debatpernime”. Me keqardhje më duhet të refuzoj ftesën tuaj për arsye krejtësisht objektive. Pasi që unë, nuk jam politikan, por jam një qytetar i devotshëm i Republikës së Kosovës, që iu kam përgjigjur nevojës së qytetarëve të mi, për të qeverisur me Komunën e Skenderajt. Qytetarët e Skenderajt, me të cilët jam duke u takuar çdo ditë – e dijnë fare mirë se unë jam plotësisht i përkushtuar të jem afër tyre. Andaj kërkoj mirëkuptimin tuaj, që në këtë fazë të pranoni vendimin tim.

Gazetarja, Jeta Xharra, drejtoreshë e BIRN-it (serb e sllav) për Kosovë, është e njohur për një gjuhë të shfrenuar në komunikim me bashkëbisedues, ku luan rolin e hetueses me një prepotencë krekosëse dhe aspak në nivel me seriozitetin e temave që trajton. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …