Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, takoi shumë qytetarë të Gjakovës

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, takoi shumë qytetarë të Gjakovës

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, takoi shumë qytetarë të Gjakovës të cilët, kanë përkrahur programin për Rimëkëmbje. Vizitën e tij Lushtaku  e vazhdoi edhe në Prizren në librarinë, Altera, ku ka takuar pasionantë të shumtë të librit. Në Gjakovë pata nderin të takoj disa qytetarë të cilët po e përkrahin programin tonë të #Rimëkëmbjes dhe PDK-në si të vetmen alternativë serioze politike. Po ashtu, gjatë ditës edhe në Prizren takova disa miq të cilët po punojnë ditë e natë për fitoren e PDK-së si dhe vizitova Librarinë Altera, një librari e pasur në të cilën pasionantët e librit mund të gjejnë vepra të shumta të shkrimtarëve të mëdhenj. Kudo në Kosovë po e presin fitoren e PDK-së për ta Rimëkëmbur Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …