Fatmir Limaj

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PSD, Fatmir Limaj, iu ka drejtuar qytetarëve me një video-mesazh

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PSD, Fatmir Limaj, i është drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe përkrahësve të këtij koalicioni me një video-mesazh për zgjedhjet e 6 tetorit. Limaj ka thënë se gjatë këtyre 10 ditëve të fushatës ka pasur rastin të bashkëbisedoj me qytetarët anekënd vendit ku ka shpalosur projektin e Nismës “Bashkë për shtetin” “Qytetarët e Kosovës e duan bashkimin shtetin e fortë dhe si rezultat i saj janë mijëra njerëz anekënd Kosovës që janë bashkuar projektit tonë Bashkë për Shtetin”, ka thënë ndër të tjera Limaj në këtë video mesazh. Më tutje, Limaj ka thënë se mbështetja që ka marrë këto ditë ia ka forcuar bindjen se koalicioni Nisma -AKR-PD do të shënojë fitore madhështore në zgjedhjet e se dielës. Limaj ka ftuar qytetarët e Kosovës që më 6 tetor të dalin dhe të shfrytëzojnë të drejtën qytetarë dhe të votojnë koalicionin Nisma-AKR -PD me numër 122.

Kontrolloni gjithashtu

Beqë Cufaj: Dëshmia e James Rubin në Hagë është historike, Kurti gaboi me Amerikën

Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, e ka quajtur historike dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan …