Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj takohet me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj takohet me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN Ramush Haradinaj ka pritur sot në zyrën e tij ministrin e Brendshëm të Shqipërisë Dritan Demiraj. Me Demirajn Haradinaj tha se janë dakorduar që Kosova dhe Shqipëria  janë faktorë stabiliteti në rajon dhe se përfshirja e Kosovës në strukturat rajonale-evropiane dhe ndërkombëtare të sigurisë, veç sa e forcon bashkëpunimin dhe është në funksion të stabilitetit. “Sot pata kënqësinë ta pres në një takim Dritan Demirajn, një ushtarak i shkëlqyer, aktualisht Ministër i Brendshëm i Shqipërisë. Në një bisedë të hapur e miqësore, folëm për sigurinë rajonale, për detyrat e shteteve tona në lëmin e sigurisë, bashkëpunimin, si dhe ndihmesën që mund ta japë Shqipëria në anëtarësimin e Kosovës në strukturat rajonale dhe evropiane të sigurisë. U dakorduam se Kosova dhe Shqipëria sot janë faktorë stabiliteti në rajon dhe se përfshirja e Kosovës në strukturat rajonale-evropiane dhe ndërkombëtare të sigurisë, veç sa e forcon bashkëpunimin dhe është në funksion të stabilitetit”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social.

Kontrolloni gjithashtu

Robert Bosch

Robert Bosch: Bllokada politike po e dëmton imazhin e Kosovës, partitë s’kanë kulturë kompromisi

Ish-ambasadori holandez në Kosovë, Robert Bosch, ka shprehur shqetësimin për mungesën e institucioneve të reja …