Katër pjesëtarë të ushtrisë amerikane u vranë nga shpërthimi i bombës në bazën ajrore të NATO-s, në Afganistan

Katër pjesëtarë të ushtrisë amerikane u vranë nga shpërthimi i bombës në bazën ajrore të NATO-s, në Afganistan

Tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane dhe një kontraktor u vranë nga shpërthimi i bombës në anë të rrugës, pranë bazës kryesore ajrore të NATO-s në Afganistan. Përgjegjësinë për sulmin e morën talibanët. Misioni Mbështetës i NATO-s tha përmes një deklarate se katër amerikanë janë vrarë pranë bazës Bagram, rreth 50 kilometra në veri të Kabulit. Sipas deklaratës edhe  tre ushtarë amerikanë janë plagosur gjatë sulmit, i cili  çon në shtatë numrin e ushtarëve të vrarë amerikanë këtë vit në Afganistan. Dhuna në Afganistan vazhdon, edhe pse militantët talibanë po mbajnë negociata me zyrtarët amerikanë për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i jepte fund luftës gati 18-vjeçare në këtë vend.

Kontrolloni gjithashtu

Policia e Kosovës do të ekzekutojë urdhërin për sjelljen e Sveçlës, Pacollit dhe Zybës në Gjykatë

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, së bashku me deputetët Fitore Pacolli dhe Salih …