Vallja tradicionale “Kërcimi i Tropojës” është shpallur zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit nga UNESCO, pas një vlerësimi të lartë të këtij arti të veçantë. Ky është një sukses historik dhe një nder i madh për kulturën shqiptare, duke vendosur Tropojën dhe trashëgiminë e saj kulturore në skenën botërore. “Kërcimi i Tropojës”, i njohur gjithashtu si “K’cim Veni”, është një vallëzim festiv që përfshin elementë të artit performues, traditave gojore, ritualeve dhe ngjarjeve festive. Gjatë shekujve, kjo traditë ka ruajtur vitalitetin e saj dhe ka mbetur një simbol i rëndësishëm i identitetit dhe bashkimit për banorët e Tropojës dhe Malësisë së Gjakovës.
Kontrolloni gjithashtu
Lumir Abdxhiku, ka deklaruar se sa më të mëdha që janë tubimet e Vetëvendosjes aq më të larta bëhen piskamat e tyre përçarëse
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdxhiku, tha se sa më të mëdha që janë …