Gjykata Themelore

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka reaguar lidhur me kërcënimin që i është bërë gjyqtarit, Sabit Sadikaj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka reaguar lidhur me kërcënimin që i është bërë gjyqtarit të Departamentit të Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Sabit Sadikaj. Këshilli, nëpërmjet një komunikate ka shprehur shqetësimin për këtë akt të kundërligjshëm dhe qëndron pranë gjyqtarit, Sadikaj dhe çdo gjyqtari tjetër duke i mbështetur fuqishëm ata në ushtrimin e detyrave të tyre.“Aktet e tilla të kërcënimeve ndaj gjyqtarëve janë të pa tolerueshme dhe se të njëjtat merren shumë seriozisht. KGjK-ja, vlerëson se sulmet dhe kërcënimet ndaj gjyqtarëve sikurse edhe rasti i fundit janë të papranueshme dhe kanë për qëllim pengimin e punës së gjyqtarëve, ushtrimin e ndikimit mbi ta, si dhe krijimin e presioneve dhe pasigurisë në pengimin e funksionimit të rregullt të gjykatave”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …