Këshilli i kryetarëve të komunave mblidhet sot për të diskutuar lidhur masat anti-Covid

Këshilli i kryetarëve të komunave mblidhet sot për të diskutuar lidhur masat anti-Covid

Këshilli i kryetarëve të komunave do të mblidhen sot për të folur lidhur masat anti-Covid, të cilat do të përfundojnë më 18 pril. Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.Ibrahimi ka thënë se mbledhja do të mbahet në orën 10:30. Ai ka shtuar faktin se komunat do të japin ide të reja lidhur me atë se çfarë duhet të veprohet tutje. “Sot mbahet takimi i këshillit të kryetarëve lidhur me masat Anti-Covid 19 që do të mbarojnë më 18 Prill. Komunat do të sugjerojnë se çka duhet të veprohet më pastaj. Ne do të diskutojmë edhe se çka dhanë masat e reja”, ka shtuar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …