Mblidhet AAK sot për të diskutuar rreth aktualitetit politik në vend, por edhe rreth situatës pandemike

Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së, me shumicë votash ka votuar për koalicionin parazgjedhor me PSD-në

Këshilli i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me shumicë votash ka votuar për koalicionin parazgjedhor me Partinë Socialdemokrate. Këtë e ka konfirmuar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. “Ka pas plotë diskutime rreth kësaj por është votuar me shumicë të votave me dy abstenime për marrëveshje për koalicion me PSD-në”, është shprehur Haradinaj. Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i AAK-së, që është organi më i lartë drejtues i partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të koalicionit parazgjedhor të AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu

Ganimete Musliu: Mosrespektimi i thirrjeve të Prokurorisë nga kryeministri dëmton besimin në sundimin e ligjit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin për mosparaqitjen para Prokurorisë, …