Kina do të bëhet forca më e madhe e zhvillimit të botës

Sipas vlerësimeve, deri në vitin 2020 Kina do të bëhet ekonomia më e madhe në botë, ndërsa deri në 2030-n Prodhimi i Brendshëm Bruto i saj do të jetë rreth dy herë më i madh se ai i SHBA-së. Kina e shekullit të 21-të është një vend i rëndësishëm në botë dhe një vend që po jep një ndihmesë të madhe për zhvillimin e njerëzimit. Roli dhe pozicioni i Kinës në arenën ndërkombëtare është: vend nismëtar i “Botës harmonike”, vend aktiv i krijimit të “Botës harmonike” dhe vend i rëndësishëm kontribues për “Botën harmonike”.

Tetori i vitit 1935, kur Mao Ce Duni arriti në bazën mbështetëse të revolucionit në pjesën veriore të provincës Shansi të Kinës, ishte periudha më e vështirë e luftës revolucionare në Kinë, si edhe pragu i shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore. Në atë kohë Mao Ce Duni ishte entuziast për arritjen e një “bote paqësore”, ndërsa në vitet ’50 të shekullit të kaluar ai parashtroi “Teorinë e kontributit të Kinës”. Tani që kemi hyrë në shekullin e 21-të, Kina duhet të japë një ndihmesë edhe më të madhe për zhvillimin e njerëzimit.

Në shkurt të vitit 1981 Ten Hsiao Pini u vetëpërcaktua si një qytetar i botës. Ai parashtroi qartë: “Kina duhet të nxitë së bashku me popujt e vendeve të ndryshme çështjen e përparimit të njerëzimit”. Në atë kohë Kina sapo kishte filluar reformën e hapjen dhe ishte vendi me numrin më të madh të të varfërve në botë.

Në vitin 2007 Hu Jintao parashtroi më tej në raportin e Kongresit të 17-të të Partisë Komuniste të Kinës: “Kina duhet të japë kontribut më të madh për qytetërimin njerëzor”.

Ne jemi të mendimit se pikërisht shekulli i 21-të është shekulli kur Kina do të japë ndihmesën më të madhe për zhvillimin e njerëzimit. Ç’do të thotë “ndihmesë më e madhe”?

Së pari, Kina do të bëhet lokomotiva e zhvillimit. Ajo do të jetë tregu më i madh në botë dhe do të japë kontribut gjithnjë e më të madh në tregti, punësim dhe investime.

Së dyti, Kina do të bëhet kontribuesja më e madhe e ndihmës për zhvillim. Sipas vizionit të Ten Hsio Pinit, duhej të hartohej plani i ri i ndihmës për “Botën e tretë”. Si vendi më i madh në zhvillim, Kina duhet të nxitë aktivisht bashkëpunimin ndërkombëtar Jug-Jug, liberalizimin e tregtisë dhe të investimeve, si edhe zhvillimin e barabartë midis gjysmërruzullit jugor dhe atij verior.

Së treti, Kina do të bëhet vendi udhëheqës i ndryshimit të madh në botë. Ajo do të nxitë krijimin e një rendi më të drejtë ekonomik dhe politik ndërkombëtar. Kina do të japë ndihmesë aktive në mbrojtjen e mjedisit të Tokës, në përballimin e ndryshimit të klimës globale dhe në kursimin e energjisë e pakësimin e ndotjeve.

Teksa shumë kompani ndërkombëtare i kanë shtrënguar investimet në ekonomitë në zhvillim për shkak të krizës globale financiare për të zvogëluar rëniet në fitim, firmat kineze po shohin mundësitë për të kthyer investimet e tyre sa më fitimprurëse.  China Three Gorges Corp. (TGC), operatori i digës më të madhe në botë, së fundi fitoi të drejtën për të blerë 21 përqind të aksioneve të kompanisë portugeze Energias de Portugal, në vlerën e 2.69 miliardë eurove, duke shënuar kompaninë e pare të madhe ql përfshihet në procesin e privatizimeve në vendet e Eurozonës, në një kohë që kontinenti europian është përfshirë nga kriza e borxheve.

Marrëveshja është e para për Portugalinë dhe projekti më i madh i privatizimit në kuadër të paketës së ndihmës në vlerën prej 78 miliardë euro, të dhënë nga BE dhe FMN në muajin maj. Në të njëjtën kohë pritet që t’i japë një shtysë zgjerimit të biznesit kinez jashtë kufijve të Kinës.

Ky hap tregon gadishmërinë e firmave kineze për të investuar dhe ndihmuar ekonomitë në vështirësi, në kohën e krizës së borxheve në eurozonë dhe rritjes së paqartësisë dhe pasigurisë financiare në nivel global.

Ministrja portugeze e financave Maria Luis Albukerke vlerësoi propozimin kineë si një votë besimi për ekonominë portugeze.

Dëshira e investimeve kineze që do të sjellin edhe hapjen e vendeve të reja të punës dhe ndihmojë konsumatorët, është në rritje në vendet e BE dhe në SHBA bazuar në konfidencën e rritjes së Kinës, thotë Lin Shunjie, zëvendës sekretare e përgjithshme e Dhomës kineze të tregëtisë ndërkombëtare.

Paralajmërimet për krizën e borxheve i ofruan kompanive kineze më shumë mundësi për të bërë biznes, shprehet Lin duke shtuar se më shumë marrëveshje janë arritur në një kohë që ekonomitë e dobësuara kërkojnë blerës për asetet e tyre të trazuara për të zgjidhur problemet financiare.

Firmat kineze kanë qënë në një aksion blerjesh. Pas blerjes se kompanisë kanadeze OPTI nga ana e gjigandit kinez të naftës CNOOC, Sinopek së fundi arriti një marrëveshje 2.2 miliardë dollarë kanadezë për blerjen e Canada’s Daylight Energy.

Kompania në fushën e minierave Yanzhou gjithashtu njoftoi se ka propozuar blerjen e 77 përqind të kompanisë australiane Glucester.

Që nga hyrja e Kinës në OBT në 2001, investimet direkte te jashmt pësuan rritje, sidomos pas përhapjes së krizës globale ekonomike.

Investimet e huaja direkte arritën në 68.81 miliardë dollarë në 2010, duke shkuar 5.2 përqind të rrjedhjes së kapitalit global, dhe kaloi investimet e Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të marra sëbashku.

Investimet e huaja të Kinës kanë sjellë nxitjen e zhvillimit dhe ndihmuan në mënyrë pozitive të vendeve pritëse, tha zv ministri i tregtisë Chen Jian gjatë një forumi për investimet.

Investimet jashtë Kinës pritet të rriten me 20-30 përqind në vit në dy-tre vitet e ardhshme parashikon kompania Ërst end Jang.

Gjatë dekadës së fundit, investimet kineze kanë qënë të parrezikshme për vendet e tjera, por në fakt ato mund të ndihmojnë që të përballojnë krizën. Investitorët kinezë gjithsesi përballen me një trajtim jo të përshatshëm, thotë Lin.

Shumë marrëveshje kineze të propozuara në tregjet e huaja janë bllokuar për shkak të sigurisë kombëtare osë cështjeve të teknologjisë.. Gjigandi i telekomit Huawei në mënyrë të vazhdueshme është bllokuar për të bërë marrëveshje në SHBA për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Në rastin e fundit, Zhejiang Youngman Lotus Automobile dhe Pang Da Automobile Trade Co. u refuzuan për një marrëveshje për të blerë kompaninë suedeze të automjeteve SAAB, pasi kompania nënë GM refuzoi trasnferimin e licencës teknologjike. Refuzimi solli falimentimin e SAAB.

Për të krijuar një mjedis të drejtë për investimet kineze, Lin i bëri thirrje ekonomive të zhvilluara që të heqin dorë nga faktorët politikë kur shqyrtojnë një propozim kinez.

Krijuesi i Aleancës së Sipërmarrjeve Aigo, Feng Jun mban fjalim në ambasadën e Danimarkës në Pekin me rastin e aktivitetit “Destinacion perfekt për investimeve kineze”, në të cilin ai është i mendimit se Danimarka është vend shumë i përshtatshëm për investime, posaçërisht për ndërmarrje kineze. Ai u shpreh gjithashtu se investim në Danimarkë është një rrugë e mirë për shtimin e forcave konkurruese të ndërmarrjeve kineze.

Feng Jun u shpreh se Danimarka ofron kushte të mira në 3 drejtime: ambienti i investimeve është pak më i lirë në krahasim me vendet e tjera; në krizën e borxhit evropian, Danimarka nuk pëson nivelin e borxhit, që është vetëm 50% të GDP-së; Danimarka renditet në vendet e para të botës në energjetikë, bio-ilaçe, dizanjim, etj. dhe investime në Danimarkë do të forcojë aftësinë e ndërmarrjeve kineze në këto drejtime, duke zvogëluar distancat e tyre me ndërmarrjet e nivelit botëror.

Destinacioni i parë është Danimarka dhe projekti i investimeve do të niset në muajin mars. Më vonë, do të pasurohet më tej lista e destinacioneve.

Ambasadori danez në Pekin bëri të ditur se në Danimarkë ka një ambient të hapur investimi dhe qeveria daneze mirëpret ndërmarrësit kinez të bëjnë investim në këtë vend evropian, duke theksuar gjithashtu në Danimarkë nuk ekziston fenomenin e proteksionizmit.

Aleanca e Ndërmarrjeve Aigo (AEA) u formua në marsin e vitit 2011. Është bazuar nga ideja e kompanisë digjitale Aigo “Të asistojmë 100 ndërmarrjet private kineze të bëhen Top 500 në botë”. Krijuesi i kësaj aleance është Feng Jun, president i kompanisë Aigo.

(January 13, 2012 – 22:37 BJT (21:37 GMT)   CRI )

Mao Ce Duni, ( 1893-1976)  çlirimtari dhe  themeluesi i Kinës bashkëkohore

Njëri ndër personalitetet më të njohura të Kinës dhe botës, Mao Ce Duni,  lindi në Shao-shan, më 26 dhjetor të vitit 1893 në një familje me gjendje mesatare të ekzistencës. Gjatë Revolucionit të vitit 1911 ai u regjistrua si ushtar në regjimentin lokal, i cili luftonte përkrah revolucionarëve. Pasi diplomimit në “Shkolla Normale Provinciale” e Hunanit, në vitin 1918, Mao udhëtoi drejt Pekinit, me profesor Yang Changji, mësues i shkollës së mesme dhe vjehrri i ardhshëm. Më 23 korrik 1921, në moshën 27-vjeçare Mao Ce Duni ndoqi sesionin e parë të Kongresit Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës në Shangai. Në vitin 1923 ai u zgjodh njëri  nga pesë komisarët e Komitetit Qendror të Partisë gjatë sesionit të tretë të kongresit.

Nga viti 1931 deri në vitin 1934 Mao ce Duni ndihmoi për krijimin e Republikës së Kinës dhe u zgjodh kryetar i kësaj republike të vogël në zonat malore të Xhiang-xit. Këtu Mao u martua me He Zizhen. Gruaja e tij e mëparshme, Yang Kaihui ishte arrestuar dhe ekzekutuar në vitin 1930. Më 21 janar të vitit 1949, forcat e Ushtrisë së Kuqe të drejtuara nga Mao pushtuan pjesën më të madhe të territorit të Kinës. Republika Popullore të Kinës u krijua më 1 tetor 1949. Ishte kulmi i mbi dy dekadave luftë civile dhe botërore. Nga viti 1954-1959 Mao ishte kryetari i Republikës Popullore të Kinës. Gjatë kësaj periudhe ai quhej “kryetari Mao” ose “lideri i madh, kryetari Mao”. Partia Komuniste mori kontrollin e gjithë medias në vend dhe e përdori për promovimin e imazhit të Maos dhe partisë. Amerika dhe Japonia  u konsideruan  vende armike. Mao Ce Duni vdiq më 9 shtator 1976. Ai është takuar dhe me liderët komunistë të Shqipërisë me sekretarin  e Parë të KQtë PPS-së,  Enver Hoxhën, Mehmet Shehun, Beqir Ballukun dhe kuadro të tjerë të lartë të shtetit.

Idetë politike të Mao Ce Dunit kanë mbetur udhërrëfyese edhe për Kinën e sotme e cila me një sukses të jashtëzakonshëm ka përballuar të gjitha krizat e zhvillimit, duke krijuar një model specifik të qeverisjes centraliste dhe ekonomisë së tregut. Kina llogaritet superfuqi me nivelin e Amerikës dhe të Rusisë.

Kina nuk e pranon sistemin shumëpartiak në qeverisje ndërsa në zhvillimin e ekonomik ka bërë reforma të  thella dhe suksesshme, të cilat kanë bërë që sheti më i madh i botës të mos lëkundët nga kriza e përgjithshme.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Aeroplanë bombardues të NATO-s, kanë sulmuar njësitë e motorizuara serbe në lëvizje (E shtunë 10 prill, 1999)

Ahmet Qeriqi: Aeroplanë bombardues të NATO-s, kanë sulmuar njësitë e motorizuara serbe në lëvizje (E shtunë 10 prill, 1999)

Herët në mëngjes jemi larguar nga selia në Berishë. Shtëpia është identifikuar dhe shihet mjaft …