KKSB: Malisheva vazhdon të mbetet njëra nga komunat më të sigurta në vend

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën e Malishevës, nën drejtimin e Kryetarit të Komunës, Ekrem Kastrati, sot e ka mbajtur mbledhjen e radhës dhe të fundit për këtë vit, ku është vlerësuar situata e sigurisë së përgjithshme në Malishevë si dhe është caktuar grupi i punës për hartimin e planit të punës për vitin 2024.

“Bazuar në të dhënat e përgjithshme të organeve përgjegjëse të sigurisë, situata e sigurisë së përgjithshme në Malishevës, është vlerësuar e qetë dhe pa tendencë të prishjes së kësaj situate”, ka thënë kryetari Kastrati.

Edhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, në raportimin e tij, ka thënë se “në asnjë rast nuk është rrezikuar siguria e përgjithshme, si dhe policia ka qenë në nivel të detyrës, në kryerjen e obligimeve dhe e gjithë kjo situatë është rezultat i bashkëpunimit të mirë, jo vetëm me institucionet, por edhe me qytetarët”.

Në fund të kësaj mbledhje, KKSB në Malishevë, doli me një konkluzion sa i përket situatës së sigurisë: Se nuk është regjistruar asnjë rast i incidenteve ndëretnike dhe në asnjë rast nuk është rrezikuar situata e sigurisë së përgjithshme.

Gjithashtu, KKSB në Malishevë, doli edhe me një rekomandim për të gjithë qytetarët: që gjatë festimit të ndërrimit të moteve, të mos përdorin mjete piroteknike.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …