Brickos

(KKSB në Komunën e Malishevës, nën drejtimin e kryetarit, Ekrem Kastrati, sot e ka mbajtur takimin e parë për këtë vit

(KKSB në Komunën e Malishevës, nën drejtimin e kryetarit, Ekrem Kastrati, sot e ka mbajtur takimin e parë për këtë vit

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Komunën e Malishevës, nën drejtimin e kryetarit të komunës, z.Ekrem Kastrati, sot e ka mbajtur takimin e parë për këtë vit. Në këtë takim, KKSB, ka miratuar planin vjetor të punës, ndërsa situatën e sigurisë së përgjithshme, e ka vlerësuar të qetë, stabile dhe pa tendencë të destabilizimit të kësaj situate.

Fillimisht, kryetari Kastrati, i ka falënderuar të gjithë anëtarët e KKSB-së, për kontributin e tyre në fushën e sigurisë së përgjithshme, e veçanti organet e rendit (policinë dhe FSK-në).

Bazuar në raportimet e organeve përgjegjëse, përfshi edhe raportimin e komandantit të stacioni policor, kapitenit Azem Krasniqi, u konstatua se situata e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës, është stabile, e qetë dhe pa tendencë të destabilizimit.

Edhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, në raportimin e tij, tha se edhe në fushën e emergjencave, situata është e qetë dhe nuk ka raste të rrezikimit të jetë së qytetarëve, përderisa njoftoi se edhe vërshimet janë menaxhuar mirë, si dhe gjatë vërshimeve janë ndihmuar edhe komunat tjera nga ekipet emergjente të Malishevës.

Në këtë mbledhje, koordinatori i KKSB-së, Halit Mazreku,  e ka prezantuar Plani Vjetor i Punës  për vitin 2023, plan i cili është miratuar unanimisht dhe i njëjti do të dërgohet në Kuvendin e Komunës për miratim.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …