KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka kërkuar nga Gjykata Speciale në Hagë që të trajtojë ish-krerët e UÇK-së në përputhje me të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria, në përputhje me dokumentet ndërkombëtare dhe kombëtare, si dhe në përputhje me Ligjin për Ekzekutim të Sanksioneve Penale të Kosovës. Në një reagim për media, KMDLNJ përkujton se që nga fillimi ka reaguar për shkeljen e të drejtave të njeriut të të akuzuarve siç është diskriminimi në përkthimin e materialeve e që e vështirëson pregatitjen e mbrojtjes efektive dhe bashkëpunimit mbrojtës – i akuzuar. KDMLNJ përkujton se kryeprokurori i Gjykatës Speciale, në disa raste e ka shkelur parimin e prezumimit të pafajësisë duke deklaruar se të akuzuarit mund të dënohen me burgim të përjetshëm e që paraqet trysni te gjykata që të mos marrë vendim për mbrojtje në liri për asnjë të akuzuar e që paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut për të akuzuarit. Në fakt, thuhet tutje në reagim, kjo mund të llogaritet si trysni për trupin gjykues duke i konsideruar fajtorë të akuzuarit, ende pa fillur gjykimi.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …