KMDLNJ

KMDLNj-ja mbron të drejtat dhe liritë fetare, pa bërë asnjë dallim dhe dënon çdo shkelje të këtyre të drejtave

KMDLNj-ja ua ka përkujtuar të gjithë qytetarëve të Kosovës, edhe atyre që protestojnë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe se e drejta për protestë është e rregulluar me ligj dhe është e drejtë demokratike deri në momentin kur nuk shkelë të drejtat e njeriut të tjerëve. Këshilli  ka ftuar të gjithë qytetarët e Prishtinës, për rastin konkret, por edhe të Kosovës ta ruajnë dhe kultivojnë tolerancën fetare dhe të mos e tensionojnë situatën duke respektuar të gjitha besimet dhe besimtarët pa bërë asnjë dallim. KMDLNj-ja mbron të drejtat dhe liritë fetare, pa bërë asnjë dallim dhe e dënon çdo shkelje të këtyre të drejtave. Po të ishte e përcaktuar me ligj që qytetarët përmes referendumit të deklarohen për ndërtimin apo kundërshtimin e ndërtimit të cilitdo objekti fetar apo lokacionit, do ta kishim një situatë tjetër. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një ndërtim të ligjshëm, me leje prandaj protesta kundërshtuese edhe mund të merret si shkelje e të drejtave dhe lirive fetare e që për KMDLNj-në është krejtësisht e papranueshme. Praktikimi i fesë nuk duhet të konsiderohet as si çështje politike e as patriotike, por si nevojë shpirtërore dhe krejtësisht personale”, është thënë në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …