KMDLNJ-ja, thërret qytetarët për protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive të Njeriut, ka reaguar ndaj paralajmërimeve për rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës për protesta masive dhe organizime të tjera kundër kësaj vendimi. KMDLNJ-ja ka akuzuar Qeverinë e Kosovës dhe Zyrën Rregullatorë të Energjisë, për keqpërdorimin e situatës dhe rritjen e çmimit të energjisë me më shumë se 130% gjatë mandateve të kaluara. Ata janë kritikë ndaj faktit se ZRRE-ja po shfrytëzon një “vakuum” të krijuar për të lejuar një tjetër rritje të çmimit, duke theksuar se qytetarët dhe bizneset do të përballen me një ndëshkim të mëtejshëm. KMDLNJ-ja ka paralajmëruar se pas një rritjeje eventuale të çmimit të energjisë, mund të ndodhin rritje të mëtejshme të çmimeve të artikujve dhe shërbimeve, duke rritur varfërinë dhe pasigurinë për qytetarët e Kosovës. Ata kërkojnë që pagat, pensionet dhe skemat sociale të indeksohen në përputhje me rritjen e çmimeve dhe inflacionin që ka ndodhur.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …