KMDLNJ

KMDLNJ ka reaguar kundër vendimit të Gjykatës Speciale për mos lirimin me kusht të ish-krerëve të UÇK-së

Gjykatësi Nikolas Giju po e rrezikon jetën e dëshmitarëve të mbrojtur dhe të pambrojtur , sidomos në Kosovë !

Gjykatësi i procedurës paraprake të Gjykatës Speciale, Nikolas Giju, sipas parimit ‘hypë se të vrava, zhdrypë se të vrara’ po i refuzon të gjitha kërkesat e avokatëve të të akuzuarve, Hysni Gucati, Nasim Haradinaj, Salih Mustafa, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selim dhe Kadri Veseli për t’u mbrojtur në liri. Nuk ka argument që e ofrojnë avokatët mbrojtës e që nuk refuzohet nga ky gjykatës e që lehtësisht mund të dyshohet për pjesëmarrje në rrjedhje të dosjeve të ndjeshme e që kanë përfunduar para zyrave të OVL-së së UÇK- së pas së cilës u arrestuan Hysni Gucati dhe Nasim Haradinja me arsyetimin se duke e zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur, seriozisht po e rrezikojnë jetën e këtyre dëshmitarëve dhe familjeve të tyre.

Po të kishin bërë hetime brenda Gjykatës Speciale për rrjedhje të dosjeve të ndjeshme dhe po të ishin ndërmarrë veprime ligjore ndaj atyre që i kanë dërguar këto dosje në Zyrat e OVL-së së UÇK-s , atëherë edhe do të arsyetohej arrestimi i krerëve të OVL-së së UÇK-së. Mirëpo, pasi nuk ishte bërë asnjë hetim dhe askush nga stafi i Gjykatës Speciale në Hagë nuk është marrë në përgjegjësi, arrestimin e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinja, KMDLNj e konsideron vetëm si pretekst për arrestimin e krerëve institucionalë dhe të UÇK-së. Me një fjalë, dosjet e kontrabanduara nga Gjykata Speciale, qoftë që janë shitur me një çmim të majmë, që janë dhënë për qëllime politike apo të tjera kanë shërbyer si përshpejtues për arrestimin politik, pasi ka prodhuar efekte dhe pasoja të drejtpërdrejta politike, të Hysni Gucatit, Nasim Haradinajt, Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit dhe  Kadri Veselit.

Rrjedhja e dosjeve top sekrete nga Gjykata Speciale është punë e një grupi të organizuar kriminal e që deri më tani nuk është zbuluar për faktin se as që janë bërë përpjekje të zbulohet. Motivi pse e kanë bërë këtë nuk dihet deri sa nuk zbulohet ky grup kriminal brenda Gjykatës Speciale. Të dyshuar për këtë veprimtari kriminale që skajshmërisht e rrezikon jetën e dëshmitarëve të kësaj Gjykata janë të gjithë të punësuarit në këtë Gjykatë, nga kryeprokurori Jack Smith e deri te gjykatësi i procedurës paraprake, Nikolas Giju. Për këtë arsye është dashur të bëhen hetimet në mënyrë që të zbulohet adresa e përgjegjësisë. Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati janë viktima të manipulimit nga vet Gjykata Speciale, që i ka lëshuar në qarkullim dosjet e ndjeshme.

Nikolas Giju si dhe Jack Smith, në kërkesën për caktim të paraburgimit si dhe në vendimin për refuzim të lirimit për të paraburgosurit, përveç se e përmendin rrezikun se mund të ikin dhe të mos i përgjigjen drejtësisë e që keq-përdoret thuaja në shumicën e vendeve të botës aq më parë që të gjithë të arrestuarit kanë pasur mundësi të ikin por se nuk e kanë bërë këtë por janë dorëzuar vet, argumentin kryesor e kanë rrezikimin e jetës së dëshmitarëve të mbrojtur dhe të  dëshmitarë vullnetarë të Gjykatës Speciale. Pikërisht Gjykata Speciale, me livrimin e dosjeve të ndjeshme të kësaj gjykate e që motivi nuk është i njohur përveç se mund të paragjykohet, në mënyrën më të vrazhdë dhe të drejtpërdrejtë e ka rrezikuar jetën e dëshmitarëve të mbrojtur. Në anën tjetër, po kjo Prokurori dhe Gjykatë, në çdo kërkesë dhe arsyetim të vendimit, përmend emra dhe mbiemra të personave që kanë dhënë intervista apo prononcime  që këta e vlerësojnë se mund të përdoren si dëshmi dhe, në këtë mënyrë ua rrezikojnë jetën drejtpërdrejtë. Rasti më flagrant është i ish – këshilltarit të Albin Kurtit prononcimet e të cilit Prokuroria dhe Gjykata Speciale  i përdorin si argumente kyçe për të mbajtur në burg ish – krerët e   UÇK-së duke ia rrezikuar jetën sikur edhe duke e rrezikuar jetën e familjes së tij. Ky manipulim i prokuroisë dhe Nikolas Giju profesionalisht është i dëmshëm kurse moralisht i ulët sepse, në njërën anë kinse përpiqet të mbrojë identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur kurse, në anën tjetër , duke e përsëritur , me emër dhe mbiemër secilin që i shkon në favor , në fakt i shndërron në shënjestra  që rrezikohen 24 orë dhe të cilët nuk janë fare të mbrojtura. As Prokuroria e as Gjykata Speciale nuk kanë të drejtë të keqpërdorin deklaratat dhe prononcimet e personaliteteve publike siç po e bëjnë tani, duke ua rrezikuar jetën drejtpërdrejtë sepse po i cilësojnë si persona që po i mbajnë në burg ish krerët e UÇK-së e që nuk është fare e vërtetë.

Dhe, si argument i fundit e të cilin KMDLNj e konsideron si paragjykim të tmerrshëm dhe në kundërshtim me parimin e prezumimit të pafajësisë, është fakti se, edhe prokurori Jack Smith, në kërkesën për vazhdimin e paraburgimit sikur edhe gjykatësi i procedurës paraprake, Nikolas Gijotina në arsyetimin për refuzimin e  lirimit, deri në gjykim, deklarojnë se mund të dënohen me burgim të përjetshëm ndonëse gjykimi as që ka filluar. Nëse prokurori edhe mund të kërkoi këtë dënim, gjykatësi i procedurës paraprake, Nikolas Gijotina, nuk mund t’i nënshtrohet paragjykimit, pa përfunduar ende gjykimi. Se siç po shkojnë punët kur e ashtuquajtura Gjykata Kushtetuese e Gjykatës Speciale  dhe një Institucion, për fat të keq i quajtuar Ombudsperson, nuk po reagojnë fare dhe nuk po bëjnë asnjë veprim për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut, qoftë ato të personave të privuar nga liria, kërcënimet e kryeprokurorit Jack Smith dhe gjykatësit të procedurës paraprake, Nikolas Gijotina, nuk mund edhe të merren si paragjykime por seriozisht duhet të konsiderohen si qëllim i tyre, pavarësisht mjeteve për realizim të atyre qëllimeve! e që janë në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …