KMDLNJ

KMDLNj: Politikanët tanë duhet refuzojnë çdo takim me Mirosllav Lajçakun dhe populli duhet të ngihet në protesta

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, duke komentuar vizitën e përfaqësuesit të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se ai nuk ka kërkuar falje për lojën me harta ku Kosova trajtohet si pjesë integrale e Serbisë dhe veprimi më i butë që do të duhej ta bënin politikanët kosovarë është që të refuzojnë çdo takim me të deri sa të kërkojë falje publike dhe të distancohet nga ai veprim. Sipas KMDLNj-së, me po të njëjtin Lajçak nuk do të duhej të takohen as përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe as ata të mediave të cilët do të duhej ta injoronin këtë vizitë të një “ndërmjetësuesi“, krejtësisht të anshëm, që e dëmton rëndë procesin e bisedimeve. “Gjithashtu, në çdo vend ku ka vetëdije të lartë shtetformuese, njerëzore , politike dhe kombëtare, Mirolslav Lajçak do të pritej me protesta të fuqishme, në çdo vend ku ka planifikuar takime. Duke e injoruar realitetin e krijuar në Kosovë të cilin, Lajçak po bënë përpjekje ta deformojë skajshmërisht, po krijon një presedan të rrezikshëm dhe dekurajues për ndërtim të paqes së qëndrueshme në çdo vend ku ka pasur shkelje masive të të drejtave të njeriut dhe Kosova i ka kaluar të gjitha tmerret për të lejuar që një përfituse politik, si puna e Lajçak të bëjë ekzibicione të tilla”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …