RKL: Gjenocidi kundër myslimanëve rohinjas, në Mianmar, vend në të cilin u bë puç ushtarak

RKL: Gjenocidi kundër myslimanëve rohinjas, në Mianmar, vend në të cilin u bë puç ushtarak

Kryetarja e Mianmarit (Birmanisë) Aung San Suu Kyi,  është paraqitur në gjykatë dhe ka kërkuar të shohë ekipin e saj ligjor, kanë thënë avokatët e saj. Aktualisht, ajo është duke u mbajtur në një lokacion të panjohur, prej marrjes  së pushtetit nga ushtria  më 1 shkurt 2021. Kryetarja e paraburgosur zonja Aung Kyi, përballet me dy akuza për importim të paligjshëm të radio-lidhjeve dhe shkeljes së Ligjit për katastrofa natyrore, mirëpo akuza të reja i janë shtuar të hënën, përfshirë shkelje të kufizimeve kundër koronavirusit gjatë një fushate zgjedhore, si dhe për nxitje të “frikës dhe alarmit”. Akuzat fillestare mund të rezultojnë me tri vjet burg. Kryetarja e Mianmarit (Birmanisë) Aung San Suu Kyi, në vitin 2017 kishte lejuar dhe kishte  nxitur ushtrinë e saj të masakronte dhe  të dëbonte nga vendi qindra mijëra myslimanë rohinja, banorë autoktonë të Birmanisë.

Kjo kryetare, e cila madje mbanë çmimin Nobel për paqe, (që nuk është rast i veçantë me fituesit e nobelit të cilin e kanë marrë edhe personalitete me pikëpamje fashiste), nuk është akuzuar për dëbimin dhe masakrimin e popullsisë myslimane por për korrupsion,  përfshirë shkeljen e kufizimeve kundër koronavirusit gjatë një fushate zgjedhore, si dhe për nxitjen e “frikës dhe të alarmit”.

Aung San Suu Kyi, thirret në emër të demokracisë dhe çuditërisht e përkrahin shumë shtete të botës, të cilat mendojnë se demokracia në Mianmar ishte e suksesshme dhe se u dashka të kthehet, edhe kur partia e kësaj kryetareje vjedh dhe manipulon votat e qytetarëve, ndërsa qytetarët e saj, të fesë tjetër i dëbon dhe i masakron sikur të mos jenë qenie njerëzore.

 

Gjenocidi kundër myslimanëve rohinjas, në Mianmar

 

Sipas organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Right Watch (HRW), gjatë eksodit të dytë të viteve 1991-1992, rreth 250 mijë Rohingya kaluan në Bangladesh, pasi u përballën me dhunë, përdhunim dhe përndjekje fetare nga ushtria kombëtare. Qeveria e Mianmarit më pas u përpoq të privonte popullin Rohingya nga shtetësia e tyre duke pretenduar se kishin emigruar ilegalisht nga Bangladeshi dhe nuk meritonin të përfshiheshin përkrah 135 grupeve etnike indigjene në përputhje me ligjin e vitit 1982.

Shteti i vogël afrikan, Gambia, kishte dorëzuar padinë me 46 faqe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në këtë dokument, Birmania akuzohet për vrasje masive, dhunime dhe shkatërrim të komuniteteve në rajonin Rakhine. Nëse gjykata më e lartë e OKB-së e merr në shqyrtim këtë rast, kjo do të ishte hera e parë që GjND-ja me seli në Hagë heton dyshimet për gjenocid në mënyrë të pavarur, pa u mbështetur në gjetjet e gjykatave të tjera. Në këtë padi thuhet se rregullat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mundësojnë që një shtet anëtar i OKB-së mund të marrë masa kundër një shteti tjetër anëtar rreth dyshimeve për shkelje të ligjeve ndërkombëtare, në këtë rast të konventës së vitit 1948 për parandalimin dhe ndëshkimin e krimit të gjenocidit. Gambia, anëtare e Organizatës për Bashkëpunim Islamik, e ka marrë “bajrakun” e këtij rasti gjyqësor kundër Birmanisë dhe po përkrahet edhe nga shtetet e tjera islame. Një seancë gjyqësore për këtë padi pritet të mbahet në dhjetor, shkruan “The Guardian”. Irani kishte  ka kumtuar se dhuna, që i ka detyruar afro 90 mijë myslimanë Rohingia të largohen nga shtëpitë e tyre në Bangladeshin fqinj, paraqet “pastrim etnik”. Turqia ka vlerësuar se ky është “gjenocid”. Ministri i jashtëm iranian, Javad Zarif, e ka mbështetur thirrjen e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, për trajtimin e kësaj çështjeje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, gjatë këtij muaji.

 

AA: Myslimanët Rohingya kanë vuajtur spastrimin etnik nga forcat shtetërore të Mianmarit

 

Agjencia turke e lajmeve Anatolia, ka bërë të ditur se Që nga pavarësia në vitin 1948, Mianmari është përballur me një krizë identiteti, veçanërisht lidhur me minoritetet në këtë vend të tillë si komuniteti myslimanë Rohingya në shtetin Rakhinë. Myslimanët Rohingya kanë vuajtur spastrimin etnik nga forcat shtetërore të Mianmarit. Nga 135 komunitete etnike të Mianmarit, shumica janë ato birmaneze që përbëjnë mbi 60 për qind të popullsisë, ndërsa myslimanët Rohingya përbëjnë vetëm 4 për qind të popullsisë së Mianmarit. Të dhënat historike tregojnë se populli Rohingya është indigjen në Mianmar, duke shkuar larg deri në shekullin e shtatë. Gjithashtu thuhet se ata gjatë shekullit të 15-të e kanë udhëhequr vendin si Mbretëria Arakane në mënyrë të pavarur. Mianmari, i njohur më parë si Birmania (Burma), u kolonizua nga Britania në vitin 1885. Pasi ushtria mori pushtetin në vitin 1962, plagët e thella të mbetura nga ish-udhëheqësit kolonial nxitën mosmarrëveshje të ndryshme në vend. Vërshimi i tanishëm i dhunës në Mianmar kryesisht synon myslimanët Rohingya. Dhuna nisi në muajin gusht të vitit të kaluar nën pretekstin e sulmeve ndaj rajoneve policore.

Që kur vendi fitoi pavarësinë, myslimanët Rohingya kanë protestuar dhe kanë kërkuar të drejta të barabarta si qytetarë të Mianmarit. Disa gjithashtu u detyruan të marrin armët kundër qeverisë.

Fillimi i gjenocidit sistematik ndaj popullit Rohingya daton që nga vitet 1962-1974, kur qeveria ushtarake e Ne Win-it arrestoi krerët e grupit të këtij minoriteti. Shumë myslimanë Rohingya ikën nga vendi i tyre dhe disa u zhdukën në rrugën e tyre drejt Pakistanit dhe Indisë.

Gjenocidi sistematik i kryer në vitin 1977 nën operacionin Nagamin (Mbreti i Dragoit) çoi në eksodin e parë të mbi 200 mijë myslimanëve Rohingya në Bangladesh një vit më vonë.

Sipas organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut Human Right Watch (HRW), gjatë eksodit të dytë të viteve 1991-1992, rreth 250 mijë Rohingya kaluan në Bangladesh, pasi u përballën me dhunë, përdhunim dhe përndjekje fetare nga ushtria kombëtare.

Qeveria e Mianmarit më pas u përpoq të privonte popullin Rohingya nga shtetësia e tyre duke pretenduar se kishin emigruar ilegalisht nga Bangladeshi dhe nuk meritonin të përfshiheshin përkrah 135 grupeve etnike indigjene në përputhje me ligjin e vitit 1982.

Në vitin 2006, trazirat antimyslimane dhe një raport i rremë i një burri mysliman që përdhunonte një grua budiste lejoi qeverinë e Mianmarit t’u mohonte myslimanëve Rohingya edhe të drejtën për t’u martuar.

 

Nobelistja, Suu Kyi mbeti e heshtur përballë persekutimit të myslimanëve Rohingya

 

Pas vitit 2011, qeveria nominale civile Thein Sein u betua, por asgjë nuk ndryshoi për myslimanët Rohingya. Kjo mungesë progresi erdhi përkundër një optimizmi që ndoshta gjërat do të përmirësoheshin pasi në vitin 2015 fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi, u bë udhëheqëse “de facto” e vendit.

Por, Suu Kyi mbeti e heshtur përballë persekutimit të myslimanëve Rohingya. Një vit më vonë pati një përplasje vdekjeprurëse midis budistëve dhe myslimanëve në shtetin Rakhinë, e cila shpërtheu pas përdhunimit dhe vrasjes së një gruaje 27-vjeçare budiste dhe vrasjes së 10 pelegrinëve.

Në një raport, agjencia e refugjatëve UNHCR tha se pothuajse 170 mijë persona me gjasë u larguan nga Mianmari vetëm në vitin 2012.

Sipas Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar Ontario (OIDA), që nga 25 gushti i vitit 2017, më shumë se 24 mijë myslimanë Rohingya janë vrarë nga forcat shtetërore të Mianmarit.

“Më shumë se 34 mijë Rohingya u hodhën në zjarr, ndërsa mbi 114 mijë të tjerë u rrahën”, thuhet në raportin e OIDA-s, duke shtuar se 17.718 gra dhe vajza Rohingya u përdhunuan nga ushtria dhe policia e Mianmarit. Po ashtu theksohet se mbi 115 mijë shtëpi Rohingya u dogjën dhe 113 mijë të tjera u vandalizuan.

Sipas Amnesty International, më shumë se 750 mijë refugjatë Rohingya, kryesisht fëmijë dhe gra, kanë ikur nga Mianmari dhe kanë kaluar në Bangladesh, pasi forcat e Mianmarit nisën një goditje ndaj komunitetit pakicë mysliman.

Populli Rohingya, i përshkruar nga OKB si më i përndjekur në botë, është përballur me frikën e rritur të sulmit, pasi dhjetëra u vranë në dhunën vendore në vitin 2012.

OKB ka dokumentuar përdhunimet në masë, vrasjet, duke përfshirë edhe foshnjat dhe fëmijët e vegjël, rrahjet brutale dhe zhdukjet e kryera nga forcat shtetërore të Mianmarit. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të kenë përbërë krim kundër njerëzimit. (AA)

 

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …