KKMDLNj: Zyra e Rregullatorit për Energji është keqbërësja dhe dhunuesja më e madhe e buxhetit familjar

KMDLNj: Zyra e Rregullatorit për Energji është keqbërësja dhe dhunuesja më e madhe e buxhetit familjar

KMDLNj ka dalur me një reagim në të cilin thotë se Zyra e Rregullatorit për Energji është keqbërësja dhe dhunuesja më e madhe e buxhetit familjar dhe bizneseve duke legjitimuar vjedhjen përmes faturave. Sipas KMDLNJ-së, Zyra e Rregullatorit për Energj është njëra ndër shkelësit më të mëdhenj të të drejtave të njeriut në Kosovë, referuar çështjes së pagesës së faturave të rrymës nga ana e banorëve të veriut. Ky këshill vlerëson së ZRrE është praktikuesi më i madh i diskriminimit për faktin se qytetarët e Kosovës nuk i trajton si konsumatorë që duhet të paguajnë për rrymën e shpenzuar por i keqtrajton ekskluzivisht në baza etnike dhe sipas oportunitetit politik.  Pastaj reduktimet e paralajmëruara që po arsyetohen se janë shkaku i prishjeve por në fakt është se rryma po iu shitet vendeve të rajonit që po kanë mungesë të energjisë elektrike. KMDLNj thërret qytetarët e Kosovës të kërkojnë kompensim përmes padive individuale dhe të mos heqin dorë nga realizimi i kësaj të drejte që me vendimin e saj ua ka njohur edhe Gjykata Supreme e Kosovës. KMDLNj do t’i përkrahë qytetarët që kërkojnë kompensim sikur që kërkon përgjegjësi ligjore për abuzuesit me të drejtat e njeriut përmes plaçkitjes së buxhetit familjar në dobi të një pale tjetër, qytetarëve të veriut të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …