Brickos

OVL e UÇK-së në Maqedoni: 16 shkurti i vitit 2001 shënon datën zyrtare të daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Mr. Sadete Islamaj: „ZDRAVVO“ QEVERIA MOS LUAJ LOJËN E DJALLIT MË LUFTËTARËT E UÇK-së

Kohë më parë duke lexuar një shkrim të Fan S. Nolit rreth gjendjes politike në Shqipëri gjatë vitit 1924, më dha për të kuptuar shumë opinioni rreth veprimit politik të faktorit shqiptar në shtetbërje. Analiza e mpreht dhe rangimi i profileve ishte aq domëthënës saqë gjatë leximit nuk doja ta pranoja se ishte shkruar një shekull më parë për faktin se përkonte me realitetin aktual. Duke analizuar gjendjen kaotike në të cilën është katandisur sot Kosova nën udhëheqjen e qeverisë „ Zdravvo“ nuk kam si t‘mos e rikthejë në kujtesën time një pjesë të ati shkrimi nga i cili shkëputa citatin që flet për anarkinë politike: „ këtu brënda në një ditë, si me magji tradhëtori bëhët patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim para syve tanë të kapardisen si patriotë të mëdhenj ata që kanë luftuar për „harfet“ e për flamurin e babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose ata që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar për ta shkreptuar anembanë Toskërinë.“ Ringjallja e protagonizmit politik nga ana e Albin Kurtit na ka rikthyer në kohë, atëherë kur mendimi politik pacifist vepronte kundër luftës së UÇK-së, dhe mori përmasa të gjera në arenën ndërkombëtare duke i dhënë shkas politikës ditore ta largojë vemendjen nga çeshtja e Kosovë. Falë luftës heroike të saj dhe qëndresës së partyëshme ata arritën ta rikthejnë imazhin e tyre jo vetëm brenda opinionit shqiptar por edhe më gjërë duke fituar përkrajen dhe simpatinë e botës demokratike. Në bazë të luftës së saj të drejtë brenda një kohe të shkurtër arriti të ndërtojë një partneritet të mirë me NATO-n, dhe ta rikthejë vëmendjën e Botës mbi Kosovën duke e realizuar edhe qellimin e vetëm të tyre që ishte : Kosova Shtet. Gabimet politike të trasheguara nuk arrijnë ta ndalin veprimin e tyre ato po vazhdojnë të na udhëheqin duke u thëlluar çdo ditë e më shumë. Mjerisht këto gabime bëhën më drastike atëherë kur Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti kordinohët në një vijë politike me Qeverinë e Serbisë pikërisht kur është në pyetje çështja e veteranëve të UÇK-ës dhe kështu më apo pa deshirën e tyre bëhën vazal të Serbisë duke ja ngulur thikën pas shpinde luftëtarëve të lirisë, vlerës më sublime të këtij populli. Lufta hibride e Serbisë për të cilën jemi mësuar ta degjojmë shpesh „ zotëri“ Kurtin gjatë këtyre dy viteve sikur e ka deshmuar rezultatin brenda qenies së tij. Nostalgjia dhe ideali i bashkim- vëllazërimit nuk e kanë shkëputur nga trungu bazë I hymnit të tij të preferuar „ Hej slloveni josh s‘te zhivi“dhe si të tillë por më metoda reformuese e të modifikuara po i demostron në Parlamentin e Kosovës. Këto ditë patëm fatin për të parë pamje jo të mira në mediat ndërkombëtare duke shfaqur skena dhune në Sallën e Kuvendit të Kosovës . Për fat të keq demokracia më e re e Evropës u lëkund edhe njëherë nga forma e dhunës, metoda që i futi vet Albin Kurti në Parlament dhe i përdori disa herë në emër të mbrojtjës së kauzës së tij politike. Prandaj ishte jasht çdo logjike ftesa që ju bë policisë që të hynte brenda në Sallën e Kuvendit. Pakënaqësia e shprehur në formë revolte ishte mënyra më e mirë për ti treguar Kryeministrit se „ Çka të mbjellësh ke me korrë.“ Vlerat e luftës janë të shënjëta „zotërinjë“ që se keni kuptuar ende,ato kanë vulë gjaku, janë vlera univerzale para të cilave përulët bota me respekt. Qasja e gabuar e politikës tuaj ndaj kësaj kategorie po ngitë shqetësime e dilema çdo ditë ato u bënë të papërmbajtëshme pas deklarimit tmerruës „ se ma mirë paska qenë të paguajm mercenar“ . Ky pohim është absurdi më i madh që mund ta dëgjojë një popull i daliur nga një luftë e gjatë shekullore. Filozofia e shprehur në këtë formë na çon në konkludim se vetëm një rezyme e përbashkët e Qeverisë tuaj me Milan Radojçiqin dhe Listen radikale serbe mund ta bëjë një deklarim të tillë. Injoranca e qeveritarëve tuaj shkon aqë largë nuk po mund ta pranojnë faktin se luftëtarët e lirisë nuk janë nga ajo fara juaj hibridizuese, ushtar facebooku, ata janë trima që kur e panë atdheun në rrezik kapën armët në duar dhe i dolėn përballë regjimit gjenocidial të Sllobodan Millosheviqit. Prandaj ju duhët ta dini se ata nuk po kërkojnë lëmoshë nga ju por respektim të ligjit i cili vite më parë është miratuar po në atë Parlament. Është koha e fundit të ndërgjegjësoheni e t‘mos e luani lojën e djallit më ta se hija e zezë e tradhëtisë kombëtare do t‘u përcjellë brez pas brezi. U pëlqen apo nuk u pëlqen Ju dhe larove të sojit tuaj mos harroni se lufta e UÇK-ës, është vazhdimësi e luftëtave që bëri populli ynë për çlirim e bashkim kombëtar dhe ndër më të lavdishmët që nga periudha e luftërave të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti do të fitojë në zgjedhje, me vlera, merita, me nder e respekt, me besë, trimëri, dinjitet e burrëri

Me shokun tim të idealeve, Ismet Sylejmani,  për pak “jam koritë”, por shpëtova nga durimi dhe …