Qeveria e Kosovës merr vendim që punëtorëve të larguar nga puna gjatë viteve të 90-ta, t’u njihen kontributet pensionale

Koalicioni qeveritar: Vetëvendosje LDK do të ketë 15 ministri

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa zyrtarizuan marrëveshjen për bashkëqeverisje, duke treguar se nga 12 ministri sa ishin marrë vesh fillimisht, qeveria e re do të ketë 15 ministri. Nga 15 ministri, dy partitë do të kenë nga gjashtë, ndërsa tri do t’u takojnë minoriteteve. Albin Kurti do të jetë kryeministër, ndërsa zëvendëskryeministra do të jenë Avdullah Hoti i LDK-së dhe Haki Abazi i VV-së. LDK-ja do të udhëheqë Kuvendin me Vjosa Osmanin si kryeparlamentare. Vetëvendosje do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Drejtësisë, të Financave, të Ekonomisë, të Shëndetësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane. LDK-ja do të udhëheqë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Infrastrukturës, atë të Bujqësisë, të Arsimit, MKRS-në dhe atë të Mbrojtjes.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në zemër të Kosovës, në Prishtinë, do të jehojë përjetësisht zëri i komandantit legjendar Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se janë shpallur projektet fituese për …