Kocijançiq

Kocijançiç: KE pret nga Maqedonia zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe Qeverisë

Komisioni Evropian pret që të gjithë liderët politikë dhe institucionet e Maqedonisë të lejojnë procesin demokratik në vend të zhvillohet, që sipas Brukselit zyrtar përfshin edhe zgjedhjen e spikerit të ri të kuvendit dhe më pas edhe qeverisë së re, ka thënë zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç. “Ne jemi të zëshëm pasi që presim që të ndodhë në vend dhe në këtë fazë, ne e ndjekim zhvillimin dhe ngjarjet dhe vazhdimisht flasim se duhet të respektohen rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare dhe ngecja aktuale dhe Qeveria duhet të konstituohet pa anulim, të bazuar në shumicën parlamentare e cila ekziston. E dini se të dy, Përfaqësuesja e lartë dhe komisari Han i bënë thirrje presidentit që ta ri analizojë pozitën e tij. Ne tani presim të gjithë liderët politikë dhe institucionet të lejojnë që procesi demokratik të zhvillohet, ndërsa kjo e përfshin edhe zgjedhjen e spikerit të ri, që ne do të donim ta shohim pa anulim”, deklaroi Kocijançic transmeton Alsat M.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …