Xh. Bislimi: Kompania “Koha” e surrojve dhe e sojit të tyre “jugokosovarë” vazhdojnë propagandën kundër luftës së UÇK-së

Koha Ditore, Koha.net dhe KTV besnike të rrugës, “Shoku Tito ne të betohemi, se nga rruga jote kurrë nuk do të largohemi”

Druze Tito, mi ti se kunemo, da sa tvoga pune ne skrenemo!

Prištinski novinar i osnivač lista “Koha ditore” Veton Suroi izjavio je da je albanska strana organizovala sadašnje nasilje na Kosovu i Metohiji s ciljem da se protera srpsko stanovništvo.  b 92  19 mars 2004.

Shfletuesve dhe lexuesve të Kohës Ditore,  të portalit koha.net, shikuesve  të KTV-së,  përgjithësisht Kompanisë mediale Koha, në zgjedhjet e përgjithshme të fundit, të mbajtura afër dy vjet më parë,  u ka rënë në sy krejt hapur përkrahja dhe ndihma pa asnjë rezervë e kësaj kompanie  për Vetëvendosjen dhe aktivitetin e saj, edhe pse kjo kompani mediale konsideron veten se është e pa anshme, profesionale dhe pretendon se në Kosovë  është gazeta numër 1, portali, nr.1, Tv-koha nr. 1, ndërsa Surroi gjithnjë numri 1, asokohe çdo ditë në faqen e parë të kësaj “companie” me pazarin politik, në të cilin fitoi tre poste pushtetare.

Por dihet po ashtu se si i ka shërbyer  Kompania Koha, Vetëvendosjes së kohën e demonstratës së 10 shkurtit,  të vitit 2007, në Prishtinë,  ku mbetën të vrarë dy nga protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje! Mon Balaj dhe Arben Xheladini. Po ashtu dihet dhe mund të shfletohet arkivi i kësaj kompanie mediale ku janë evidentuar të gjitha demonstratat e protestat e Vetëvendosjes deri në protestën e fundit, për të parë dhe për t’u bindur se cili ka qenë qëndrimi i Surroit dhe “shërbimi” që i ka bërë Vetëvendosjes. Nuk është fjala për prezantimin medial, por edhe për qëndrimin redaksional, ashtu sikur po vazhdon edhe sot por i ndërruar në 180 shkallë.

Për të parë dhe për t’u bindur në këtë konstatim do të analizojmë disa fakte që tregojnë hapur se politika redaktuese e Kompanisë  Koha është në shërbim, jo vetëm të nostalgjisë titiste rankoviqiste, por edhe në shërbim të idesë së bashkëjetesës së shqiptarëve me serbë e sllavë të tjerë, por kurrë dhe asnjëherë në shërbim të idesë së bashkimi kombëtar të shqiptarëve.

Ja disa pyetje:

A u ka rënë të lexoni në shkrimet e Surroit një shkrim të vetëm ku ai ta ketë atakuar regjimin titist-rankoviqist?

A u ka rënë të lexoni, një shkrim jo se jo,  por një  fjali të vetme, ku ai ta ketë përkrahur apo ta ketë  lavdëruar luftën e UÇK-së?.

Me siguri se u ka rënë të lexoni ku ai mohon se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare, por pa fakte paragjykon se pjesëtarët e saj kanë vrarë kundërshtarët politikë dhe njëri tjetrin.

A keni lexuar për 24 vjet  në Koha Ditore qoftë vetëm një biografi të një dëshmori të UÇK-së apo dëshmorëve të tjerë?

A keni parë një emision dokumentar  të KTV-së  për ndonjë dëshmor të kombit?

 

Në Koha ditore kurrë dhe asnjëherë nuk është botuar qoftë edhe një biografi e vetme për Komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Shaban Jashari, dhe të asnjë dëshmori tjetër.

A e dini se në Faqen e fundit të gazetës “In memoriam”, në kohë të luftës e redaktonte Baton Haxhiu asokohe redaktor i kohës ditore, fitonte mbi gjakun e derdhur për liri   me botimin në faqen e fundit të një fotoje të dëshmorit apo martirit  me  çmim deri në 30 marka për një foto 4 – 6 cm.

E keni lexuar shkrimin më antikombëtar të Veton Surroit për vrasjen e Aziz Kelmendit dhe katër ushtarëve në Kazermën e Paraçinit, më 2 shtator të vitit 1987, ku ai ka shprehur qëndrimin e tij të patundur politik dhe ideologjik?

Ja çka shkruar veç tjerash, Veton Surroi, asokohe:

 

Megjithatë, shtjellimi i këtoditshëm i së kaluarës së vrasësit e ngjyros krimin e tij me ngjyra urrejtjeje kombëtare. Shënimet e prezantuara për veprimtarinë armiqësore, për indoktrinimin me ideologji nacionaliste nga pozitat shqiptaromëdha e vënë aktin e vrasësit në kategorinë e shfryrjes së vetëdijes nacionaliste me anë të terrorit. Kategoria antikombëtare e nacionalizmit tejkalon me këtë rast çdo shkallë tjetër për të arritur në atë skajshmërinë e antihumanitetit

 

Urrejtja e Aziz Kelmendit, ndonëse e manifestuar individualisht, kaherë i ka kaluar ata kufij. Ka prekur, nëpërmjet sulmit në APJ, në të gjithë ne.

 

Më shumë se ndonjëherë gjerë më tani, na nevojitet fronti i përbashkët kundër urrejtjes, simbol i së cilës qe kësaj here, vrasësi, Aziz Kelmendi. Kundër urrejtjes, pra, që me vrazhdësinë më ekstreme po orvatet të depërtojë brenda qenieve tona shoqërore, kundër atyre bombave latente që janë të drejtuara kah qenia e bashkësisë sonë, kah simbolet e saj, pra edhe kah jeta e të rinjve tanë. Krimi në Paraqin është edhe një mësim që e dëshmoi këtë, por mësimi u pagua shumë shtrenjtë.( Rilindja, 9 shtator, 1987)

A e dini se vetën Surroi  është i vetmi shqipfolës në Kosovë që ka shkruar se fashistët shqiptarë të UÇK-së po iu hakmerren serbëve, (me rastin e vrasjes  së 14 serbëve në fshatin Grackë të Lypjani në gusht të vitit 1999) kur dihej se ata i  ka vrarë shërbimi sekret serb, sikur  i kishte vrarë edhe 6 serbët e mitur  në lokalin Panda të Pejës, në janar të vitit 1999, fakt të cilin e ka pranuar edhe vetë kryetari i Serbisë, Vuçiq. Tani është zbardhur edhe njëri nga vrasësit e serbëve në Grackë, agjent i Serbisë.

E dini se Surroi librat e tij ku stigmatizon krerët e luftës së UÇK-së, sidomos Hashim Thaçin  i përkthen në gjuhën serbe dhe i promovon në Beograd?

E dini se Surroi ka bërë përpjekje përmes organizatës UJDI ta ringjallë Jugosllavinë, në vitin 1996  në kohën kur ajo kishte filluar rrokullisjen drejt ambisit?

Me siguri se të gjithë në Vetëvendosje e dinë fare mirë qëndrimin e tij antiamerikan dhe këtë qëndrim e ka bërë publik ish ambasadori Dell, i cili ka zbuluar po ashtu se Surroi i kishte rënë në gjunjë Hashim Thaçit, në mënyrë që ta emëronte ambasador, por nuk kishte lejuar ambasadori, Kristofer Dell.

E dini se partia ORA e Surroit kishte ngelur në 4.7, ndërsa ai kishte dhënë dorëheqje, meqë vetë kishte propozuar pragun zgjedhor 5%, në të cilin mori në thua dhe ra përtokë politikisht?

E dini se më 19 mars të vitit 2004, me rastin e demonstratave gjithë-popullore kishte deklaruar për B-92 se protestat e palës shqiptare kishin për qëllim dëbimin e popullatës serbe nga Kosova dhe uzurpimin e shtëpive të tyre.

 

Kliko në google: Prištinski novinar i osnivač lista “Koha ditore” Veton Suroi izjavio je da je albanska strana organizovala sadašnje nasilje na Kosovu i Metohiji s ciljem da se protera srpsko stanovništvo.  b 92  19 mars 2004.

E dini çfarë sulmesh të poshtra idiotike, përbuzëse, tallëse, diskredituese i ka bërë Adem Demaçit Veton Surroi në Koha Ditore?

E dini se ka deklaruar publikisht se “të gjithë ata qytetarë, 200 mijë prej tyre që kanë votuar Hashim Thaçin dhe PDK-së pajtohen me krimin dhe janë të kriminalizuar!   PDK-ja për arsye të panjohura nuk e ka paditur Surroin për këtë deklaratë fashiste, antikombëtare dhe në esencë antinjerëzore.

 

Këta janë vetëm disa, prej shembujve  të veprimtarisë së Veton Surroit të cilat me siguri se edhe më mirë i ka përcjellë dhe i di, kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti e shërbimi i tij informativ.

I arsyeton apo jo Albin Kurti veprimet e tij kjo nuk është bërë e ditur. Po pas fitores në zgjedhjet e Shkurtit të vitit 2021, nga pazari paraprak politik,  Surroi fitoi  një post të lartë për vete, një në Qeverinë e Kosovës dhe një ambasador në Belgjikë.

Këtë me siguri se e dinë edhe votuesit e Vetëvendosjes…

Veton Surroit i ka ecur gjithnjë mbarë, si në kohën e Titos e Rankoviqit si bir i ambasadorit të  Jugosllavisë, Sezai Surroi në Spanjë, si në kohën durimtare të Ibrahim Rugovës, si në kohën e Milosheviqit, sidomos gjatë luftës, kur e  kanë marrë në mbrojtje milicët e tij, ashtu edhe në tërë kohën e pas  luftës e deri tani, në Qeverinë e Vetëvendosjes. Sido qoftë është një rast që flet vetë dhe flet shumë…

Ahmet Qeriqi

26. 11. 2022

Shtime

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …