KOK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Maqedonisë së Veriut

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar të enjten memorandum bashkëpunimi me Komitetin Olimpik të Maqedonisë së Veriut (KOMV).

Memorandumi u nënshkrua nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe presidenti i KOMV, Daniel Dimevski, ndërsa të pranishëm në zyret e KOMV në Shkup, ishin edhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti, nënpresidenti Gazmend Maxhuni, si dhe sekretari i përgjithshëm i KOMV, Sasho Popovski.

Në memorandum janë paraparë organizimi i projekteve të përbashkëta, organizimi i kampeve të ndryshme për përgatitjen e sportistëve, etj.

KOMV është duke hapur qendrën më të sofistikuar në Ballkan për diagnostikë sportive, e cila do të jetë në shërbim edhe të sportistëve elitarë të Kosovës, bashkë me të gjitha pajisjet për përgatitje dhe rikuperim.

KO i Maqedonisë së Veriut në muajin qershor do ta organizojë Asamblenë e Përgjithshne të Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), me ç’rast presidenti Krasniqi iu uroi suksese në organizim.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti përurohen dy libra të Ali Tahirit, një ngjarje letrare kushtuar kujtesës, jetës dhe historisë

Në Viti u zhvillua një veprimtari e veçantë kulturore dhe letrare, në kuadër të së …