Kokan Mladenoviq: Nuk ka vullnet politik në Serbi për të trajtuar Srebrenicën, krimet në Bosnje, krimet në Kosovë...

Kokan Mladenoviq: Nuk ka vullnet politik në Serbi për të trajtuar Srebrenicën, krimet në Bosnje, krimet në Kosovë…

Regjisori, Kokan Mladenoviq, në një intervistë për Al Jazeera ka deklaruar se në të vërtetë nuk ka vullnet politik në Serbi për të trajtuar Srebrenicën, krimet në Prijedor, krimet në Kosovë, ose ndonjë gjë tjetër,  në një mënyrë që vetëm qeniet njerëzore të mund të trajtohen.

Të gjithë ne në këtë zonë si dhe Bosnja, Kroacia dhe Kosova nuk janë përjashtim. Ne jetojmë historitë tona të falsifikuara, ne jetojmë një version të romantizuar të historisë sonë, dhe jo atë që ndodhi në të vërtetë, thotë regjisori Kokan Mladenoviq. Por atje ku gjyqësori, shteti dhe shoqëria kanë dështuar, arti merr përsipër ta shënojë të vërtetën.  Në pyetjen Pse është kaq e vështirë për ne të përballemi me të kaluarën? regjisori Mlladenoviq ka deklaruar: Është e vështirë për ne sepse i bëmë vegla të ndryshme njëri-tjetrit dhe po përpiqemi të pretendojmë se krimet nuk kanë ndodhur. Unë nuk e di se sa njerëz u dënuan nga Gjykata e Hagës lidhur me  përgjegjësinë e Komandës ushtarake por dhjetëra mijëra civilë të vrarë, gra të dhunuara në luftërat në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci dhe Kosovë sigurisht nuk mund të futen nën petkun e vetëm të atyre njerëzve të dënuar,  në Hagë. Ndërsa jemi duke pirë kafe në një kafene në Zagreb, Beograd, apo në Sarajevë, ka kriminelë lufte që janë ulur pranë nesh, njerëz që përdhunuan, therën, vranë civilë rrinë ulur, dhe plotësisht të qetë dhe ndoshta të pa ndjekur e të pa ndëshkuar  përgjithmonë për gjërat e tmerrshme që ata bënë. Dhe kjo është e frikshme për mua.

Për sa kohë që ju u jepni emrat e kriminelëve të dënuar të luftës, konvikteve të studentëve, për sa kohë që gjithçka që ndodhi mohohet plotësisht, dhe në atë mohim, përveç anëtarëve të popullit tim, marrin pjesë anëtarë të të gjitha kombeve të tjerë në këtë zonë, fundi nuk është në horizont. Unë jam një pesimist i madh për këtë temë…( Pjesë nga intervista e Kokan Mlladenoviqit dhenë Al-Xhazirës në gjuhën serbe)

 

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Të shpresojmë

Ditë më parë, Kryeministri i Kosovës z. Kurti, në fjalën e tij para Këshillit të …