KOMF mbanë aktivitetin me temë: "Raportimi i mediave bazuar në standarde dhe interesin më të mirë të fëmijës”

KOMF mbanë aktivitetin me temë: “Raportimi i mediave bazuar në standarde dhe interesin më të mirë të fëmijës”

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në partneritet me Terre des hommes, fton gazetarët dhe profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve të marrin pjesë në punëtorinë me temë “Raportimi i mediave bazuar në standarde dhe interesin më të mirë të fëmijës”, i cili do të mbahet neser, më 11 Qershor  2021, duke filluar nga ora 10:00, në Hotel Sirius në Prishtinë.

 KOMF ka filluar serinë e punëtorive me gazëtarët  dhe profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve me qëllim informimin dhe ngritjen e kapaciteteve mbi raportimin etik në media në rastet kur përfshihen fëmijët.

 Pavarësisht qëllimit të mirë të gazetarëve në rastet kur raportojnë për fëmijët, në disa raste ndodh që në këto raportime anashkalohet baza ligjore, standardet dhe parimet etike për mbrojtjen e fëmijës. Po ashtu, evidencat tregojnë se edhe nga ana e profesionstëve me mandat mbrojtjen e fëmijëve, ka shkelje të lidhura me raportimet për fëmijët e cenueshëm.  

 

KOMF dhe Terre des hommes konsideron se është e rëndësishme që të diskutohet bashkë me gazetarët dhe profesionistët e mandatuar për mbrojtjen e fëmijëve, mbi raportimin e bazuar në standarde dhe interesin më të mirë të fëmijës.

 

Folëse në këtë punëtori do të jetë Prof. assist. dr. Remzie Shahini Hoxhaj – Profesoreshë e Fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës dhe Proff. assist. dr. Njomza Llullaku – Profesoreshë në Departamentin për Punë Sociale – Universiteti i Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llaushë të Skenderajt u zbulua Memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Llaushë të Skenderajt, sot  u zbulua Memoriali i daljes së parë publike të Ushtrisë …