Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, ka filluar sot punimet në Tiranë, me pjesëmarrjen e gjashtë shteteve të rajonit

Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, ka nisur sot punimet në Tiranë, me pjesëmarrjen e vendeve të rajonit

Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, nisi sot punimet në Tiranë, me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor përkatësisht; Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, si dhe të Komisionerit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se “samiti i Krerëve të Ballkanit Perëndimor është një shenjë e qartë e vullnetit tonë për të marrë autorësinë rajonale të planit ekonomik dhe të investimeve”. Kryeministri Rama është pritësi i Samitit, i cili një vit më parë u mbajt online për shkak të pandemisë ndërkohë që këtë vit do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, në Tiranë, dhe po bashkë drejtohet nga Varheyli. Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …