Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranon mbi 1900 pako me fletëvotime nga jashtë vendit për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot fillon votimi në përfaqësitë diplomatike të Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot, për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, do të organizohet votimi në ambasadat dhe konsullatat e saj në disa shtete të botës. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, 20 mijë 324 shtetas të Kosovës që janë regjistruar për këtë mënyrë votimi, do të mund të votojnë sot, nga ora 07:00 deri në 19:00, sipas kohës lokale të shtetit përkatës. Procesi i votimit do të zhvillohet në 16 ambasada dhe 14 konsullata të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar për të votuar fizikisht në këto përfaqësi diplomatike është 20 mijë e 324,” ka deklaruar Elezi. Ndërkohë, sot fillon edhe shpërndarja e materialit zgjedhor nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve drejt komunave të Kosovës, përmes Qendrave Komunale të Numërimit.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 21 mijë lindje në Kosovë gjatë nëntë muajve të vitit 2026

Në Kosovë janë regjistruar 21 mijë e 136 lindje gjatë periudhës janar-shtator 2026, sipas të …