Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e parë për këtë vit

Komiteti për Komunitete në Malishevë, nën drejtimin e kryesuesit Amrush Helshani, të mërkurën mbajti mbledhjen e parë për këtë vit.

Përveç trajtimit të çështjeve të zakonshme, në mbledhje u shqyrtua edhe plani i punës për vitin vijues. Anëtarët paraqitën propozime të ndryshme, të cilat do të përfshihen në planin e punës që pritet të miratohet në mbledhjen e ardhshme, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare facebook të komunës së Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Të gjitha nënkalimet dhe akset tjera rrugore në Ferizaj janë të qarkullueshme

Reshjet intensive dhe të pandërprera që nga mëngjesi i hershëm sot, kanë shkaktuar disa vështirësi …