Komuna e Ferizajt furnizoi me 800 kontejnerë Kompaninë e Mbeturinave “Pastërtia”

Me qëllim të kujdesit për mjedisin, hedhjen e mbeturinave në vende adekuate, Drejtoria e Shërbimeve Publike në komunën e Ferizajt dhe Emergjencë, furnizoi KRM “Pastërtia” me 50 kontejnerë 1.1 m3 dhe 750 kontejnerë shtëpiak 120 litërsh. Drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Ferizaj, Arben Halili tha se kjo sasi e kontejnerëve është investim i Komunës së Ferizajt, që synon shtimin e tyre me qëllim që mbeturinat të hedhen në vende adekuate. Ai tutje tha se ka një riorganizim të punës në KRM “Pastërtia” dhe se apeloi në respektimin e orarit për hedhjen e mbeturinave nga qytetarët, në mënyrë që ambientet publike të mbahen sa më pastër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …