Komuna e Ferizajt po vazhdon me realizimin e projekteve të cilat janë në të mire të qytetarëve të saj dhe që jua lehtësojnë jetën e tyre, një ndër to është edhe projekti i parkingut nëntokësor tek “Bashkimi i Qytetit”. Ky projekt tashmë është në përfundim ku janë duke u kryer edhe punët përfundimtare ku është vendosur sistemi kundërzjarr dhe aparatet e sistemit të tiketave për shfrytëzimin e parkingut nëntokësor, për t’u lëshuar brenda pak ditësh në përdorim për qytetarët.



Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
