leoni

Komuna e Prizrenit

Komuna e Prizrenit: Thirrje për mbështetje financiare për prindërit e Prizrenit, të cilët kanë fëmijë të lindur brenda vitit 2021

𝑹𝑰𝑲𝑼𝑱𝑻𝑰𝑴: 𝗧𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗺𝗯𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗷𝗲 𝗳𝗶𝗻𝗮𝗻𝗰𝗶𝗮𝗿𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗿𝗶𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗶𝘁 𝗲 𝗳𝗲̈𝗺𝗶𝗷𝗲̈𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗼𝗿𝘀𝗮𝗹𝗶𝗻𝗱𝘂𝗿

Komuna e Prizrenit ka hapur thirrje publike për aplikim për mbështetje financiare për të gjithë prindërit, banorë të komunës së Prizrenit, të cilët kanë fëmijë të lindur brenda vitit 2021.

Sipas vendimeve të Kuvendit të Komunës, Nr.001/011-72705 të datës 21/05/2021 dhe Nr. 001/011-141359 të datës 09 shtator 2021, me qëllim të përkrahjes së nënave lehona, Komuna e Prizrenit ka ndarë një fond prej 1,000,000 euro për fëmijët të cilët kanë lindur nga data 01.01.2021.

Kriteret e kualifikimit:

  • Prindërit duhet të jenë banorë të përhershëm të Komunës së Prizrenit;
  • Fëmija duhet të jetë i/e lindur nga 01.01.2021 deri në datën e aplikimit.

Dokumentet që duhet të dorëzohen, formularin për aplikim, informacionet për vlerën e mbështetjes financiare, si dhe informacionet tjera për thirrjen mund të gjeni në:

https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/10/Thirrja-Publike.pdf

Aplikimi fillon më 25 tetor dhe mbaron më 5 nëntor 2021, në ora 16:00. Aplikimi bëhet në mënyrë fizike tek objekti Adminitratës Komunale, në Qendrën për Shërbime të Integruara, në sportelet nga 1 deri në 5.

Për gjuhën turke: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/10/KAMU-CAGIRISI.pdf

Për gjuhën srb/bosh.: https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/10/JAVNI-POZIV.pdf

Kontrolloni gjithashtu

Organizata Dëshmorëve: 5 Maji, data simbol e Dëshmorëve të Atdheut

Të nderuar pjesëtarë të Familjeve të Dëshmorëve të LANÇ dhe të gjithë Dëshmorëve të Atdheut! …