Komuna Rahovec

Komuna e Rahovecit ndihmon nënat mbajtëse të familjeve

Për nder të 8 Marsit Festës së Nënës, Komuna e Rahovecit ka ndihmuar me nga 50 euro 30 nëna vetushqyese dhe mbajtëse të familjeve të tyre, të cilat janë shfrytëzuese të ndihmës sociale dhe mbajtëse të familjeve të tyre.

Sipas Munib Durgutit, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Rahovecit, përzgjedhja e nënave vetushqyese është bërë në koordinim me Qendrën për Punë Sociale e cila vepron në kuadër të DShMS-së.

Ndihmë të ngjashme për nënat vetushqyese Komuna e Rahovecit, ka dhënë edhe vitin e kaluar, por që këtë vit është rritur numri i nënave të cilat kanë përfituar mjete financiare nga Komuna.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeqyteti miraton lokacionet për projektet strategjike të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Kuvendi komunal i Prishtinës ka votuar lokacionet për projektet strategjike që do të realizohen në …