KOMUNA E RAHOVECIT PËRFAQËSOHET DENJËSISHT NË VALBONË NË HAPJEN E “DITËS SË BJESHKËS SHQIPTARE”

Me ftesë të Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë dhe disa nga bodrumet e verës marrin pjesë në hapjen e “Ditës së Bjeshkëve shqiptare”, në Valbonë – Tropojë. Mes kostumeve popullore, tingujve të çiftelisë dhe traditave të hershme, kjo festë ka për qëllim promovimin e vlerave natyrore, klimaterike, turistike dhe kulturore të zonës. “Bashkia e Bajram Currit u kujdes që gjithçka të shkonte sipas planit, që festa të kishte edhe këngën edhe vallen e Tropojës, ndërsa edhe ne komunat: Rahoveci, Deçani e Gjakova u kujdesëm për ushqimin e freskët dhe tradicional, verë e raki dhe për pasurimin e programit me këngë e valle tradicionale. Me ne ishte edhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari dhe Kryetari i Shoqatës së Turizmit Malor të Kosovës, z. Skender Thaçi. Falënderoj Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi.  Kryetarin e Bashkisë së Bajram Currit, z. Rexhë Biberaj, Ministren e Mjedisit dhe Turizmit, znj. Mirela Kumbaro, të cilët janë marrë me organizimin e kësaj ngjarjeje me rëndësi për ne, duke i falënderuar për përkushtimin e tyre dhe vullnetin e dëshmuar”-tha ndër të tjera Latifi.

Mund të jetë një imazh i 6 persona dhe njerëz të ulur

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …