Komuna e Vitisë parapërgatitët për shënimin e ditës së çlirimit

Sot në Viti u mbajt takimi i Këshillit Organizativ për shënimin e 14 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Komunës së Vitisë.

Me këtë rast, zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, theksoi rëndësinë e organizimit dhe shënimit sa më dinjitoz të kësaj date me rëndësi të veçantë historike për qytetarët e Vitisë.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve komunale, organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Policisë së Kosovës, shoqërisë civile dhe të tjerë.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të shënimit të kësaj dite.

Draft-agjenda e aktiviteteve u prezantua para të pranishmëve nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Valmir Sahiti.

Pjesëmarrësit dhanë sugjerimet e tyre lidhur me organizimin e aktiviteteve, ndërsa agjenda përfundimtare pritet të publikohet së shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj në majën e folklorit shqiptar – “Kastriotët” shpallen fitues në Klinë

Një tjetër sukses i madh për kulturën ferizajase. Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” ka …