Brickos

KOMUNIKATË PËR MEDIA

U.d e drejtores së përgjithshëm të Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAAPARr), Fikrije Zymberi, së bashku me zyrtaren Mendohije Krelani kanë pritur sot në një takim gjashtë ish nxënësit e shkollave profesionale, Samed Mustafa, Visar Aruqi, Mujedin Gashi, Altin Lepaja, Armend Matoshi dhe Shpresim Neziri, të cilët sot nisen për në Gjermani për shkollim dhe punësim tre vjeçar në bizneset e ndryshme. Të gjithë këta do t’i ndjekin përgatitjet profesionale në profilet e ndërtimtarisë së ultë dhe të lartë, duke realizuar kështu projektin e përbashkët në mes të projektit DIMAK-GIZ, Agjencisë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur dhe Agjencisë së Punësimit. Ndërsa, pjesa tjetër e kandidatëve do të nisen për shkollim dhe punësim në Gjermani gjatë muajit tetor. Më këtë rast, Zymberi duke ju uruar rrugë të mbarë dhe suksese, ka theksuar rëndësinë e realizimit të këtij projekti, duke thënë se është një shancë e mirë për të ardhmen e tyre, për të fituar shkathtësi dhe njohuri në bizneset e ndryshme në Gjermani. “Ju në Gjermani jeni ambasador të shtetit, puna juaj na përfaqëson neve si shtet, besoj që pas përfundimit tre vjeçar të vini me njohurit që i përfitoni dhe të kontribuoni pastaj në vendin tuaj. Kjo është shanca juaj për jetë dhe ju urojmë shumë suksese”, është shprehu Zymberi. Ndërsa, Mendohije Krelani e cila është përgjegjëse e këtij institucioni për realizimin e projektit ka thënë se qëllimi i projektit: Partneriteti në AAP (Skills Partnership) është pjesë e komponentit Migrimi Qarkor i GIZ PME/DIMAK në Kosovë, që ka për synim që përmes partneriteteve të hap mundësi që të rinjtë kosovar të ndjekin arsimin profesional dual në Gjermani, që pasohet edhe me mundësi punësimi atje pas përfundimit të shkollimit. “Projekti parasheh që këta të rinj të nxiten dhe përkrahen që të kthehen në Kosovë qoftë për të investuar këtu ose të kthehen përkohësisht si ekspertë për ta ngritur kështu cilësinë e arsimit profesional edhe në Kosovë”, është shprehur Krelani. Në këtë projekt,  partnerët pjesëmarrës janë Shoqata Bavareze e Kompanive të Ndërtimit (LBB), Shoqata Federale Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur  (AAAPARR) dhe Agjencia e Punësimit e Kosovës (APRK), të cilët janë zotuar të shqyrtojnë mundësitë për përmirësimin e aftësimit profesional dhe trajnimit në sektorin e ndërtimit në Kosovë dhe t’u ofrojnë, në të njëjtën kohë, mundësi konkrete të rinjve kosovarë që të kryejnë stazhin e punës në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …