KONCERT nga Orkestra Frymore, Prizreni

KONCERT nga Orkestra Frymore,  Prizreni

Orkestra Frymore Prizreni sot për herë të parë organizon koncert në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në ora 18:00 në Prizren. Me një bashkërënditje të kompozimeve ndërkombëtare dhe shqipe, kjo orkestër me një përbërje të shumëllojshme instrumentalistësh delë për herë të parë para shikuesve të saj si alternativë e shkëlqyeshme në kohën kur muzika është epiqendër e diskutimeve të shumta.

OFP është orkestra e parë frymore që është krijuar në qytetin e Prizrenit, dhe përbëhet nga muzikantë profesionist nga e tërë Kosova. Vullneti dhe dëshira për të krijuar një orkestër me anë të së cilës i ofrojnë publikut një cilësi më të lartë artistike, dhe më të veçantë nga të tjerat, janë qëllimet kyçe pse janë bërë bashkë.

Është themeluar në vitin 2020 në Prizren, dhe ka për qëllim të fuqizojë marrëdhëniet me komunitete të ndryshme përmes koncerteve dhe projekteve kulturore. Repertuari i orkestrës përmbanë krijime të kompozitorëve botëror dhe vendas të stileve të ndryshme muzikore.

Repertuari i koncertit përmbanë vepra të kompozitorëve të ndryshëm si Bizet, Shostakovitch, Webber, Zhulali, Schirfin, Antoni, Rota, Weiss, Peretti, Creatore, Ibrahimi, Piazzolla dhe këngë Shkodrane, të cilat udhëhiqen nga maestro dirigjent Edon RAMADANI.

Puna ekipore është jetike kur bëhen hapa të mëdha në shënimin e një historie të re. Ky koncert është vetëm një pikënisje për një orkestër i cili më frymën e saj do shënoj përplot ngjarje të tjera historike në Prizren dhe në Kosovë.

Antarët që e përbëjnë këtë orkestër janë: Në flautë Nita Krajku, Alma Lleshi Macula dhe Kaltrina Krasniqi, në klarinetë Malborë Krajku, Shkumbin Bajraktari, Mentor Zajmi, Raif Hoxha dhe Uran Bllaca në bass klarinetë, në saksofon Dardan Gjinolli dhe Kushtrim Rexhepi, në trumpetë Avni Krasniqi dhe Ardit Pira, në trombone Betim Krasniqi, Rejhan Rexha dhe Sertan Sallahi, në korno Besmir Behluli dhe Bledar Bujupi, në tubë Besa Ahmeti, në perkurione Meriton Zajmi dhe dirigjent Edon Ramadani.

 

Koncerti i sontëm mbështetet nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prizrenit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan, shënohet e 26-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s, kundër forcave serbe

Të dielën më 24 mars 2024, duke filluar nga ora 11.00 do të mbahen homazhe …