KONFIRMOHET RASTI I PARË I INFEKTUAR ME COVID-19 NË KOMUNËN E JUNIKUT

Është konfirmuar rasti i parë i infektuar me COVID-19 në Komunën e Junikut, pas rezultateve të dala nga testimet e fundit të rasteve të kontaktit në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Pas konfirmimit personi është vetizoluar sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, për çka lutemi ta kaloj lehtë luftën me COVID-19 dhe shpresojmë që numri i rasteve aktive të shkojë drejt rënies. Lusim qytetarët për kujdes dhe respektim të masave mbrojtëse, pasi që ka raste të të infektuarve që nuk shfaqin simptoma, andaj na mbetet t’i respektojmë masat mbrojtëse:

  • Respekto distancën

  • Vendos maskën

  • Pastro duart rregullisht

  • Shmang kontaktet e panevojshme, shtrëngimin e duarve

  • Vetëizolohu në rast kontakti me të infektuar

  • Kujdes po, Panik jo

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka pritur në takim grupin koordinues për infrastrukturën sportive në Republikën e Kosovës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në takim grupin koordinues për infrastrukturën …