Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Konjufca ia bën me dije Hovenierit se BE-ja nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës projekt statut për Asociacionin

Kryekuvendari, Glauk Konjufca, për herë të parë ka  ka deklaruar se Bashkimi Evropian, sipas tih,  nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës projekt statut për Asociacionin e komunave serbe, disa muaj pasi qeveria mori një propozim nga udhëheqësit më të lartë evropian për këtë çështje. Kjo ishte një përgjigje e tij ndaj deklaratave të një dite më parë të ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për projekt statutin e hartuar në Bruksel për këtë Asociacion.. Ndoshta zoti Hovenier e paska  fjalën që Kosova të propozojë një draft të Asociaconit…Unë e kam kuptuar që Kosova t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një draft, por unë nuk mendoj se është kompetencë e BE-së t’i propozojë draft Kosovës dhe nuk mendoj që Kosova duhet të qëndrojë gatitu dhe ta dërgojë draftin, që BE-ja e propozon. Nuk pajtohem me këtë procedure”, tha Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …