leoni

Konkursi i Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore

Konkursi i Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore

Kur më në fund u shpall konkursi për Bordet e Ndërmarrjeve Publike Qendrore, ishim shumë të lumtur dhe të gëzuar , sepse u shpall në paket për të gjitha pa përjashtim. Por mbas përfundimit të konkursit ishim edhe më të lumtur sepse flitej që monitorimin e përzgjedhjes do ta bënë Ambasada Britanike në Kosovë. Pas një muaji të përfundimit të konkursit filluan të dalin listat për intervitimin me gojë të kandidatëve potencial për këto Borde , por kishte një defect. Nuk janë në ato lista profesionistët më të mire të Kosovës , me një arsye të vetme për të gjithë nuk kishin bashkangjitur Pasqyrën e Trustit në aplikacionet e tyre. Sa për informim është hera e pare që kërkohet një gjë e tillë, nuk është ndonjë indikatorë apo faktorë që ndikon në profesionalizmin e kandidatëve potencialë , porn ë këtë rast eliminon këdo që nuk e ka bashkangjitur këtë document . Po të ishin vetëm disa raste sporadike nuk do të ishte ndonjë problem por kemi të bëjmë me

mbi 50% të aplikantëve . Disa lista për intervistime kanë dale e disa jo sepse si duket janë prishur llogaritë e dikujt dhe po flitet se nëse ndonjë kandidat I mundshëm që nuk e ka bashkangjitur me kohë pasqyrën e Trustit të tij , po I mundësohet që në kanale private ta

bashkangjes këtë document dhe të futet në listë për intervistim. I kam shkruar disa here kryeministrit dhe zyrës së tij por nuk kam marrë përgjigje . Kam kërkuar nga kryeministri pasiqë jemi në kohë pandemie të mundësohet:

  1. Një afat treditor që të gjithë ata që nuk e kanë bashkangjitur në dokumentat e aplikimit Pasqyrën e Trustit , brënda tri ditësh të dorëzojnë kopje fizike të saj, ose edhe më lehtë
  2. Mos të penalizohet askush shkaku I Pasqyrave të Trustit , por me rastin e intervistimit të kenë me vete një kopje fizike për panelin intervistues
  3. Të anulohet krejt ky konkurs dhe të fillohet procedure krejt e re, që askush nuk kishte për ta dëshiruar.

Me respekt

Avdyl Hasani

E-mail: [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …