Lule Alidema

Lule Alidema: Që të mos zhgënjeheni, uleni pritshmërinë

Çdo individ është ndryshe nga tjetri, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë psikik. Vërtetë është një femomen që na bën të ndryshëm nga njëri tjetri, sigurisht se është një mundësi vetëdijësimi të bëjmë dallimin e sjelljeve tona, mes asaj që duhet vepruar dhe asaj që nuk duhet, po pse jo edhe të mësohemi, çoftë me besim çoftë edhe me zhgënjim.Thotë një fjalë e urtë popullore: “çdo pësim është mësim”.

Shpesh ndodhemi duke paragjykuar sjelljet e tjerëve, sidomos kur mendimi, sjellja tjetrit nuk përputhet me mendimet dhe sjelljet tona.Nëse për ty një sjellje është e pa arësyeshme nuk do të thotë se është për tjetrin…Prandaj, kur ndeshemi me situata të pakëndshme, apo përballë një zhgënjimi, asnjëherë nuk kemi nevojë të ndihemi keq, të zemërohemi, sepse gjithmonë njeriu thotë atë që din, pra aq është kapaciteti i dijes së tij!

Pra, medeomos duhet t’a pranojmë jo si qëllim, por si mendim ndryshe nga yni.Zhgënjimi është lidhur me besimin dhe pritshmeritë tona që kemi ndaj tjetrit, ne besojmë se gëzojmë respekt, dhe se ne nuk duhet të ndodhemi para zhgënjimeve…Jo, para zhgënjimeve mund të ndodhemi të gjithë, pasi që jemi njerëz me një intelekt të zhvilluar…Zhgënjimi është një formë trishtimi, që shpesh përjetohet si një ndjenjë humbjeje.Është një zbrazëti emocionale mes asaj që presim dhe realitetit.

Zhgënjimet janë të shumta, po aq sa shpresat dhe pritshmëritë, edhe pse, zhgënjimet që na bëjnë më keq janë ato që vijnë nga njerëzit më të afërt dhe të rëndësishëm.Jo gjithëherë duhet përgjithësuar sjelljet, sepse ndodhë që nëse jemi zhgënjyer nga njëri të humbasim besimin për gjithë.Prandaj, duhet bërë dallime mes njerëzve, po që se ai e bën nuk do të thotë se edhe tjetri e bën, sepse ndërgjegjia njeriut është e ndjeshme nga gjërat negative dhe priremi nga mosbesimi.Ndoshta duhet ndërruar edhe pritshmëritë tona, sepse ne nisemi nga vetja dhe presim vetëm ditë me diell…Edhe vet natyra ndodhë të na zhgënjej psh, kemi planifikuar të darkojmë në natyrë, për një moment fillon shiu…Pra, zhgënjimi lëndon më tepër atëherë kur kemi pritshmëri dhe besim tek tjetri. Fundja, njeriu është qënie që gabon dhe përmirësohet, nuk ka njeri të pa gabuar!Mos u dëshpro nga zhgënjimi që të shkakton dikush që nuk e pret, por as mos e përdor si model dhe mos u mundo që të i’a kthesh në të njejtën monedhë, bëhu model që ai të mësohet nga arësyetimi juaj, nga durimi dhe të qënit ndryshe.Herët a vonë ai/ajo do të kuptoj se vërtetë nuk ia vlenë, të sillemi në atë formë…Kur ndihemi të zhgënjyer, jetën e shohim gri, por zhgënjimi mund të jetë gjithashtu një mësim i mirë në jetë. Edhe pse na bën të vuajmë, zhgënjimi na jep informacion të vlefshëm për besimet që kemi për veten, për njerëzit e tjerë dhe për atë që mendojmë se do të na bënte vërtet të lumtur.

Zhgënjimi mund të na ndihmojë të hapim sytë, prandaj , herën tjetër kur të përjetoni një zhgënjim, në vend që të rrini mbërthyer në atë gjendje, mendoni se çfarë mund të mësoni nga situata.Nëse zhgënjehemi, athua mundemi prap të jemi në raportin e njejtë? Më lartë cekëm se zhgënjimi lëndon një veti që është shumë e rëndësishme për njeriun: Besimin…E nëse thyhemi në këtë aspekt, është vështirë të kthehemi në gjendjen e mëparshme, por gjithësesi do të mundohemi të arësyetojmë varësisht prej situatës apo qëllimit të bërë!Njeriu gabon, qoftë me dashje, qoftë edhe pa dashje…Disa këshilla të përgjithshme në rast zhgënjimi:* Mos u shqetëso, nuk jemi gjithë të njejtë,* Aftësia tij është aq e ngurrtë, sa që e shpie në sjellje të tilla,* Fol mbi atë që ka ndodhur me personin që mendon se mund të ndihmoj, * Zgjidh durimin, arësyetimin,* Mundohu t’i shprehësh ndjenja e tua, por në një mënyrë që nuk lëndon të tjerët, ose veten tënde,* Pyet veten nëse ja vlen me të vërtetë të merzitesh,apo të shqetësohesh,* Mundohu të kuptosh se çfarë mund të mësosh nga kjo eksperincë, dhe se si mund të veprosh më mirë herën tjetër,* Mos gjyko veten tënde edhe nëse ishe tolerant, * Mos u ndiej i dështuar nëse keni mirëkuptuar, nuk je dështak! Këshillë: Nëse do paqë, arësyeto aftësitë dhe mendimet ndryshe!

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI: Jo vetëm sistemi bankar, por edhe insulina i jepet në duar botës serbe

Pas Alta Bankës dhe hyrjes së kapitalit serb në telekomunikacion, sot zbulojmë një tjetër çështje …