Kosnett

Kosnett: Kosova të njihet nga 5 vendet e BE-së dhe shtetet neutrale të aplikojnë për anëtarësim në NATO

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Filip Kosnet ka shkruar se Kosova duhet të njihet nga pesë vendet e Bashkimit Evropian dhe se shtetet neutrale të aplikojnë për anëtarësim në NATO. Në shkrimin autorial të botuar në faqen zyrtare të Qendrës për Analiza Politike Evropiane, ai ka shkruar për situatën në Ukrainë dhe gjendjen në Ballkan. Është koha për të gjitha shtetet anëtare të BE-së që të fokusohen në realitetin e Republikës së Kosovës si një shtet pro-evropian dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës. “Disa shtet anëtare të BE-së, Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, ende nuk e kanë njohur sovranitetin e Kosovës, edhe pse disa janë duke shkuar drejt një rruge të tillë. Kjo është pjesërisht si rezultat i separatizmit në vendet e tyre, pjesërisht për shkak të dëshirë për të mos e ofenduar Serbinë”, ka shkruar ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Filip Kosnet.

Kontrolloni gjithashtu

Më gëzon fakti që në radhët e bashkëqytetarëve maqedonas të shumtë janë ata që më drejtohen me uratat më të mira, tha Talat Xhaferi

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shprehur krenar me punën që ka bërë deri me tani

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shprehur krenar me punën që ka bërë …