Ambasadori Kosnett

Kosnett: Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon bashkëpunim dhe punë ekipore

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett ka folur për vizitën që sot në Kosovë do ta realizojnë përfaqësuesi special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell dhe përfaqësuesin e Ballkanit, Matthew Palmer. Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se mbështetja e SHBA-ve për Kosovën e Serbinë në dialog, kërkon bashkëpunim dhe punë në ekip, shkruan lajmi.net. Ka konfirmuar vizitën që dy përfaqësuesit do të bëjnë sot në Kosovë. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën dhe Serbinë në procesin e dialogut kërkon bashkëpunim dhe punë në ekip. Përfaqësuesi Special, Richard Grenell, dhe Matt Palmer bashkë në Berlin. Të dy do ta vizitojnë Kosovën”, ka thënë ai. Grenell e Palmer pritet të takohen sot me presidentin Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Qasje selektive ndaj drejtësisë: Donika Gërvalla hesht për Specialen, por sulmon gjykatat vendore

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka zgjedhur një qasje të përmbajtur ndaj Dhomat e Specializuara …