Kosova dhe Shqipëria janë dakorduar për harmonizimin e kalendarit të aktiviteteve në fushën e diplomacisë publike

Kosova dhe Shqipëria janë dakorduar për harmonizimin e kalendarit të aktiviteteve në fushën e diplomacisë publike

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë ka njoftuar se së bashku me Ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, është dakorduar për harmonizimin e kalendarit të aktiviteteve në fushën e diplomacisë publike. Sipas njoftimit, grupi i përbashkët punues është dakorduar që ngjarjet historike si 17 janari – përkujtimi i Heroit Gjergj Kastrioti, 17 shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës, 28 nëntori- dita e Flamurit dhe ngjarje të tjera të jenë në organizim të përbashkët në diasporë. Po ashtu, bëhet e ditur se është vendosur që të paktën një herë në vit të ketë një aktivitet artistik me artistë nga Shqipëria dhe Kosova.

 

Kontrolloni gjithashtu

Salih Mustafa

Gjykata speciale hedh poshtë ankesën e Salih Mustafës për shkelje të Kushtetutës në dënimin me 15 vjet burgim

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë ankesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i …