OKB

OKB e miraton rezolutën britanike për barazi, në qasjen ndaj vaksinave kundër virusit korona

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi njëzëri sot një rezolutë të Britanisë së Madhe për barazi në qasjen ndaj vaksinave kundër pandemisë COVID-19, sipas burimeve diplomatike.“Rezoluta e miratuar, e dyta në një vit e Këshillit të Sigurimit mbi pandeminë, bën thirrje, gjithashtu, për solidaritet dhe armëpushime në botë, për të luftuar më mirë kundër virusit dhe për të kryer vaksinimet”, sqaruan burimet. Sipas të njëjtave informacioneve, si rrallë në Kombet e Bashkuara, rezoluta u bashkësponsorizua nga të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Flora Brovina ndahet nga jeta – sot mungon një dorë që shëroi, ndihmoi dhe qëndroi pranë njerëzve

Një lajm i rëndë tronditi sot shumë njerëz që patën fatin ta njohin nga afër …