Brickos

Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë heqjen e barrierave tregtare për produktet bujqësore

Në mbledhjen e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës, e cila kësaj radhe u mbajt në Pejë,  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Kosovës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, kanë nënshkruar protokollin për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare dhe produkteve me origjinë shtazore dhe jo shtazore, me qëllim të lehtësimit të procedurave të eksportit dhe importit për këto produkte. Me këtë rast, zëvendësministri i MBPZHR-së, Vesel Krasniqi, ka thënë se kjo marrëveshje vjen edhe si pasojë e marrëdhënieve ndërqeveritare të zhvilluara në mënyrë të favorshme, me qëllim të forcimit dhe shtrirjes së bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe me qëllim të zhvillimit të të dyja vendeve në fushën e bujqësisë dhe sigurisë ushqimore. Po ashtu, ai ka falënderuar ministrin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Niko Peleshi, për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehi vullnetin për të avancuar tutje përkushtimet dhe zotimet e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Ky protokoll u nënshkrua nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Niko Peleshi dhe Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Vesel Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …