Kosova mbetet e vetmja pa status kandidati në procesin e zgjerimit të BE-së

Kosova vazhdon të mbetet i vetmi shtet në mesin e dhjetë vendeve të përfshira në procesin aktual të zgjerimit të Bashkimit Evropian që ende nuk ka marrë statusin formal të vendit kandidat. Pavarësisht aplikimit për anëtarësim të dorëzuar në dhjetor të vitit 2022, institucionet evropiane vazhdojnë ta klasifikojnë Kosovën si vend potencial kandidat, pasi Këshilli i Bashkimit Evropian ende nuk i ka kërkuar Komisionit Evropian përgatitjen e opinionit zyrtar për aplikimin. Procesi i zgjerimit vazhdon të karakterizohet nga pritje të gjata edhe për shtetet e tjera aspirante. Turqia mban rekordin me rreth 39 vjet që nga aplikimi për anëtarësim, ndërsa Maqedonia e Veriut ka aplikuar para 22 vjetësh. Shqipëria dhe Mali i Zi dorëzuan aplikimet rreth 17 vjet më parë, Serbia para 16 vjetësh, ndërsa Bosnjë e Hercegovina para dhjetë vjetësh. Ndërkohë, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia dorëzuan aplikimet e tyre për anëtarësim në vitin 2022, në kuadër të procesit të zgjerimit të BE-së. Komisioni Evropian ka bërë të ditur se është i gatshëm të nisë vlerësimin e aplikimit të Kosovës sapo të marrë kërkesën zyrtare nga Këshilli i BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë, në …