Airport Adem Jashari
kek
MIT
Fillimi / Institucionet / Kosova ”shpërblen” Majlinda Kelmendin

Kosova ”shpërblen” Majlinda Kelmendin

Pasi u rikthyer me medaljen e artë nga lojërat olimpike, Rio 2016, xhudistja Majlinda Kelemdeni është shpërblyer për trofeun që i solli Kosovës. Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka ndarë sot shpërblimin shtetëror kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit dhe trajnerit të saj, Driton Kuka.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë bashkë me ju si deri tani, dhe të ndihmojmë aq sa mundemi dhe të mos ndërhyjmë asnjëherë në punë të organizimit. Ceremonia dhe çmimet që merrni sot janë meritë e juaja dhe asnjë obligim i yni. Shpresoj dhe besoj qe ky vullnet është shpresa e sportit të Kosovës”, ka thënë ai.

Xhudistja Majlinda Kelmendi i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës, ku më 7 gusht në Rio de Janiero të Brazilit shkëlqeu në finale kundër italianes, Odette Giuffrida.

Për triumfin e saj Kelmendi fitoi 100 mijë euro në “Rio 2016”, derisa trajneri i saj, Driton Kuka është shpërblyer me 50 mijë euro.

Kontrolloni gjithashtu

QENDRA E MJEKSISE FAMILJARE NE DEÇAN KRYEN TE GJITHA SHERBIMET SHENDETESORE PER QYTETARET E VET

Sqarim rreth një kronike televizive për QKMF-në e Deçanit të transmetuar në emisionin e lajmeve ...