Kosovës i shtohet edhe një parti e re. Në Drenas themelohet, Bashkimit Demokratik

Bashkimit Demokratik  do të jetë partia më re, e themeluar tash së fundmi në Drenas. Lajmin e ka bërë me dije, Zeqir Bekolli, i cili ka shpërndarë edhe komunikatën e kësaj partie. Në komunikatën për medie, thuhet se kjo parti tashme ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrim.

Bazuar në rrethanat politike në vend dhe në komunën e Drenasit, një grup intelektualësh të këtij mjedisi, të përkrahur edhe nga qytetarët e shumtë, ka kohë që janë marrë vesh për formimin e një partie politike. Pas një pune, pothuaj njëvjeçare, tashmë janë gati aktet normative, simbolet, organet dhe është caktuar selia e partisë. Ndërsa, në KQZ është dorëzuar kërkesa për regjistrim. Kurse këtyre ditëve pritet edhe prezantimi publik i partisë. Partia politike e emëruar, ‘Bashkimi Demokratik’, është me orientim pro ShBA-së, vlerave euroatlantike, BE-së dhe NATO-s. Si parti e qendrës, ‘Bashkimi Demokratik’ është një formacion politik i pozicionuar në mënyrë të balancuar në spektrin politik, duke kombinuar elemente të politikës së majtë dhe të djathtë, që kërkon të ofrojë zgjidhje të moderuara dhe përpiqet të përmbushë interesat e një grupi të gjerë qytetarësh, pa u angazhuar plotësisht për ideologji të ekstremit të majtë ose të djathtë. Objektiv i Partisë ‘Bashkimi Demokratik’, në këtë fazë, do të jetë gara komunale, që mbahet vitin e ardhshëm në komunën e Drenasit, dhe krijimi i një konkurrence demokratike për një klimë sa më të përshtatshme në komunë, për një zhvillim ekonomik, arsim, shëndetësi e infrastrukturë cilësore, që do t’i krijojë kushte qytetarit për një jetë shumë më të mirë, se deri më tash”, theksohet në komunikatën e BD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Nga dita e sotme ka filluar llogaritja dimërore e kohës, akrepat e orës janë kthyer mbrapa 60 minuta

Kosova kalon në orën dimërore, akrepat kthehen një orë prapa

Kosova kalon në orën dimërore natën mes së shtunës dhe së dielës, më 25 tetor, …